Vasil Biba, biznesmeni i ndërtimit rezulton se ka mashtruar dhjetra, persona në shit-blerjen e apartamenteve. Ai që prej vitit 2010 rezulton të ketë hapur dhe një kompani ndërtimi në kryeqytet, me anën e së cilës kryente punë me klering në pallate të ndryshme, ku në shumë raste kryente punime suvatimi, lyerje me bojë dhe jepte me qera skela.
Në këmbim të kësaj pune, biznesmeni 36-vjeçar nga Pogradeci u merte biznesmenëve të tjerë, apartamente, garazhe dhe hapësira të tjera, të cilat më pas i shiste tek persona të tjerë.
Në shumë raste këto shitje kanë qenë fiktive dhe se objektet janë shitur nga dy herë, duke sjellë lindjen e konflikteve mes blerësve dhe shitësit.
Gazeta “Shqiptarja.com” zotëron disa dokumenta që tregojnë viktimën Vasil Biba si person me precedent penal, kryesisht në fushën e mashtrimit, por dhe për sa i përket detyrimeve financiare që ai ka pasur ndaj subjekteve shtetërore.

Në vitin 2014 kompania “FELSABI”, e Vasil Bibës rezulton borxhlie tek drejtoria e Tatim-Taksave në Tiranë në një shumë prej 639 milion lekë. Kjo shumë ende nuk është paguar nga Biba, ndërkohë që drejtoria e Tatimeve ka vendosur sekuestro ndaj kompanisë.
Tashmë hetimet për vrasjen e biznesmenit Vasil Biba janë përqendruar në disa kontrata noteriale që ai ka nënshkruar me personat që u ka shitur ambiente apo t'i ketë marrë para borxh.
Mësohet se të gjithë këta persona, tashmë do pyeten nga prokuroria dhe policia e kryeqytetit. Këtë të mërkurë, 20 persona janë marrë në pyetje si të dyshuar që mund të kene lidhje me ngjarjen dhe jane lene e lire, ndersa jane kryer dhe 18 verifikime. Trupi i pajetë i Vasil Bibës, u gjet nga një qen në fshatin Priskë të Tiranës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com