Një investigim i BBC ka zbuluar si një biznesmen mashtroi këshillin bashkiak të një njësie të vogël të qeverisjes vendore në Essex të Britanisë së Madhe, duke i marrë miliona paund taksapaguesve gjoja për investim, por në të vërtetë bleu jaht dhe avion privatë dhe bëri jetë luksoze.
Këshilli bashkiak iu desht të shpallte falimentin pas investimit në mënyrë të gabuar të 655 milionë paund për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Avokatët e biznesmenit Liam Kavanagh thanë se të gjitha pagesat ishin lejuar dhe miratuar nga ekipi financiar dhe audititi.
Investigimi i BBC Panorama dhe Byroja e Gazetarisë Investigative zbuloi se vlera e fermave diellore të Liam Kavanagh u fry për të bindur këshillin për të investuar më shumë para.
Hetimi zbuloi se kur “Rockfire”(Kompania e biznesmenit) rivlerësoi një nga portofolet e saj të parqeve fotovoltatike në 2018, kompania deklaroi se çmimi i energjisë ishte 61,45 paund për MËh, pavarësisht se çmimi mesatar në atë kohë ishte shumë më i ulët, dhe vërtitej në 46,92 paund për MWh.
Hetimi zbuloi gjithashtu se Kavanagh-s iu tha nga stafi në vitin 2020 se çmimi mesatar i energjisë pritej të ishte 41.70 paund për MWh, por ai këmbënguli që vlerësuesve t’u jepej çmimi prej 62 paund për MWh.
Deri në vitin 2018, Thurrock kishte investuar më shumë se gjysmë miliard paund në këtë biznes, pasi çmimet e fryra të energjisë e bindën këshillin për të alookuar edhe një tjetër fond prej 130 milionë paund për “Rockfire” , të cilat nuk u investuan kurrë në parqe fotovoltaike.
Dokumentet e zbuluara gjatë investigimit treguan se 12 milionë prej fondit të dytë të alookuar për “Rockfire”, kishin shkuar në llogarinë e një kompanie, nga e cila Kavanagh bleu avionin e tij privat.
Kavanagh bleu gjithashtu një orë ‘Hublot’ me diamante, e përllogaritur se kushton dy herë më shumë se çmimi i një shtëpie mesatare në Greys – qyteti i Essex-it ku është vendosur Këshilli i Thurrock.
Investigimi zbuloi dhe pagesa prej 2 milionë paund që kishin shkuar për makinën e tij ‘Bugatti Chiron’ dhe 16 milionë paund për jahtin luksoz ‘Heureka’.
Ndërkohë, 40 milionë paund shkuan në një llogari bankare të koduar ‘tjetra’
Në një e-mail që biznesmeni kishte dërguar në 2020 tregon se ai gjithmonë kishte planifikuar të shpenzonte investimin e këshillit për të financuar jetën e tij luksoze.
“Këto fonde, do të përdoren për investime për të vënë pasuri në vitet e ardhshme për familjen e tij. Ky ka qenë gjithmonë plani im." shkruante ai.
Vetë biznesmeni nuk i ishte përgjigjur interesit të gazetarëve ndërkohë që mësohet se kishte bërë dhe investime në kompani të tjera të cilat kishin dështuar.
Drejtuesi i ri i këshillit, Andreë Jeffries, kërkoi falje për "dështimet tronditëse dhe të papranueshme" dhe shtoi se po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura për të rimarrë pozicionin financiar të këshillit dhe për të mbrojtur banorët e cenueshëm dhe shërbimet thelbësore.