Biznesmeni gjerman: Në Shqipëri
porosita 40 kg drogë jo 600 kg

Biznesmeni gjerman: Në Shqipëri<br />porosita 40 kg drogë jo 600 kg
KASSEL (GJERMANI) - Në seancën gjyqësore mbi tregtimin dhe sekuestrimin e 600 kilogramëve marijuanë, që po mbahet në Gjykaten e Landit në Kassel të Gjermanisë këto ditë, një shtetas gjerman nga Ofenbachu mohon se ka të bëjë me këtë sasi droge. Ai pranon se ka porositur në Shqipëri "vetëm 40 kg marijuanë".

Policia ndërkaq pati kapur në nëntor të vitit të kaluar 600 kg të kësaj droge të paketuar në kuti vere, në një kamion. "Për mua ka qenë një shans unik për të dalë sadopak nga mjerimi ekonomik“, ka thënë ai para trupit gjykues.

Ai kishte zhvilluar prej vitesh biznese në Shqipëri. Pasi që atje "duhesh t`i kesh nervat e forta, atje duhesh të jesh i dehur me dy shishe”, ka thënë ai duke arsyetuar dhënien e tij pas pijes. Kur është prishur biznesi i tij në Shqipëri atij i kishin propozuar të lidhej me një tregtar droge, i cili do të sillte në Gjermani 40 kg marijuanë, gjë që ky e kishte pranuar, shkruan Hna.de

Në Gjykatën e Landit në Kassel janë duke u gjykuar edhe pesë persona të tjerë, të implikuar në po këtë tregti, disa prej të cilëve shtetas shqiptarë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania