ATHINE - Merret peng për 3 milionë euro një prej biznesmenëve më të njohur grekë, por brenda 48 orësh ai është lënë i lirë.
Manolis Karamolegos, 55 vjeç, pronar i “Karamolegos Bakery”, kishte arritur që të binde njërin prej rrëmbyesve moldavë që ta lironte. Lajmi ka bërë jehonë në Greqi, ndërsa janë dy persona që janë vënë në pranga nga policia e Atikës, në Athinë.
Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë edhe disa moldavë që organizuan rrëmbimin e biznesmenit të njohur grek.
Mediat greke bëjnë me dije se biznesmeni i njohur u la i lirë të martën dhe është i sigurtë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Manolis Karamolegos, 55 vjeç, pronar i “Karamolegos Bakery”, u dërgua në stacionin e policisë në Atikën lindore, pas një operacioni të suksesshëm të policisë.
Dy nga rrëmbyesit e dyshuar janë arrestuar dhe policia, ndërsa në kërkim janë dy të dyshuar të tjerë nga Moldavia.
Rrëmbimi i Karamolegos ka ndodhur në shtëpinë e tij, në Athinën veriore. Makina e biznesmenit është ndaluar nga tre burra, të cilët e futën në bagazhin e një Mercedesi.
Rrëmbyesit e kanë mbajtur rob dhe kërkonin më shumë se 3 milion euro shpërblim për lirimin e tij. Sipas njoftimeve, Karamolegos, kur e gjeti veten vetëm me një nga rrëmbyesit e tij, që ishte një moldav që duhet ta mbikëqyrte, arriti të bindë atë për ta liruar, duke ia argumentuar kërkesën se policia po përgjonte telefonat e tyre dhe shpejt do t’i arrestonte.
Të dy shkuan në stacionin e policisë. Kompania e bukës tha se kishte marrë një kredi prej 2.3 milionë euro, ndaj ky mund të ishte shkak për rrëmbinin e biznesmenit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com