Në kuadër të aksionit mbarë-kombëtar për goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme të ujit, të lançuar pak ditë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme në kryeqytet, nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr 4 në bashkëpunim me Ndermarrjen U. K. Tiranë është konstatuar një biznes për lidhje të paligjshme të rrjetit të Ujësjellësit.
/Shqiptarja.com
Për këtë arsye u procedua dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi M. V., 43 vjeç , banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
s.k/Shqiptarja.com









