Biznesmeni në kërkim për 137 kg kokainë! Babai avokat: U falsifikua procesverbali, djalin do e dorëzoj kur të dalë e vërteta (VIDEO)

TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg në mungesë për biznesmenin Gentian Malindi i akuzuar për sasinë prej 137 kg kokainë që u nis nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë. Avokati, që është edhe babai i tij, Ilir Malindi pas përfundimit të seancës në një prononcim për mediat lëshoi akuza të forta për sistemin e drejtësisë dhe qeverinë, ndërsa deklaroi se pasi të dalë e vërteta, që djali i tij nuk është i përfshirë, atëherë do të bëjë dorëzimin e tij.

Ai tha se procesverbali i deklarimeve të Ardian Begës, që është njëri nga dy të arrestuarit është falsifikuar, pasi sipas Malindit, pavarësisht se është marrë në pyetje në të njëjtën orë dhe datë nga prokurori dhe OPGj-ja në prani të avokatëve, dëshmitë që janë zbardhur kanë qenë të ndryshme. I pyetur për faktin që djali tij, sipas deklarimeve të të arrestuarve i mori me makinë pasi morën çantën nga kontenieri, ai tha se "Historia është, që Alket Muslymaka cdo ditë mbledh hekura, doli gjeti një çantë dhe i grumbulloi, iu lut tim biri ti marrin, shkoi edhe Bega për të marrë thesin me hekura" tha ai.  

Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës prekën tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta.

Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimorë ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar. Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013). I arrestuari Mislihaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, "Eniwej", dhe kishte leje dhe akses për tu futur në portin e Durrësit.

Gentian Malindi

Prononcimi i plotë i Ilir Malindit
I akuzuari Ardian Bega është pyetur në të njëjtën orë dhe datë nga prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore ku përfaqësues kanë qenë dy avokatë, një kryesisht dhe një i familjes, ky është skandal, ne dyshojmë për falsifikim të policisë, pasi ka dhënë dy variante të kundërta. Kemi dy procesverbale, në të njëjtën orë dhe datë të ndryshme. Ne do ti akuzojmë për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Janë dy procesverbale në të njëjtën orët dhe datë.

Djali juaj akuzohet si pritësi i kokainës?
Porositësi është dikush tjetër, vlera e saj shkon 11 mln euro, bashkë me të Pireut shkon 45 mln euro, po ta sheshin në treg shkon 150 mln, po ku i gjeta unë dhe ai këto para?

A keni pasur kontakte dhe pse nuk dorëzohet djali juaj?
Ai do i japë të gjitha deklarimet me noter dhe derisa provat të vërtetohen. Unë di shumë gjëra. Porositësi i vërtetë, shteti është një mafie e organizuar, organizatat e strukturuar janë ata nga këshilli i ministrave dhe poshtë.

A keni dijeni për ngjarjen?
Unë nuk di, por mendja ime më shkon larg. Djali do të dorëzohet kur të plotësohen provat kur të bëjmë kërkesën për shpërdorim detyre për Ardi Veliun dhe oficerin një Milori, kur të bëhen këto do ta nxjerr djalin....Myslikaha nuk është pyetur akoma. Unë kam një rast një Nuredin Milori prokurori e futi 14 muaj burg pa asnjë provë dhe doli i vdekur andej.

Dua t'u sqaroj, në datë 27-28 prokurori Kondili, prokuror i respektuar nxori një urdhër ku u morën masat nga drejtori dhe te kontenierët u vendosën 6 policë specialë, në cdo turn dhe masa të tjera por në një moment u vodh orizi, kur vetëm rojet ishin 6 atje. Kush e vodhi djali im që priste apo policia. Unë kam akuzuar policinë, por kur do të rrëzohet qeveri do të shikohet si do të dalë.

Historia është, që Alket Muslymaka cdo ditë mbledh hekura, doli gjeti një çantë dhe i grumbulloi, iu lut tim biri ti marrin, shkoi edhe Bega për të marrë thesin me hekura. Ai u arrestua 6 ditë pas ngjarjes, unë shikova të shoqen me çantën me hekura. Ata i gjetën duke pirë kafe. Ashtu më tha Bega, këta ecin me supozime, arrestojne, pastaj mbledhin prova.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktima: 24/10/2019 16:33

    Ti zoti avokat kur del flet mos fol si prind,se si prind po te bej me dije qe djali juaj esht nje nga vrasesit e artan shemes,hasmi i familjes capja,dhe kjo vrasje esht ber nga djali juaj si bashkpunim e gjitha per hakmarrje per vrasjen e sokol capjas,ish miku i djalit tuaj.kshuqe zoti prind ul koken dhe mos dil tna tregosh ligjet

    Përgjigju
  • Berti: 24/10/2019 15:35

    Prape doli emri i ketij Ermal Milorit? Ku ka trafik dhe pislleqe emri ketij spikat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja