Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara ka nxjerr me qira lokalin luksoz "MONOPOL" në zonën e "Myslym Shyrit", në pronësi të Aurel Hoxhës, porositësit të vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020.

Siç njofton agjencia, bëhet fjalë për një lokal me sipërfaqe 388.75 m², ndodhur në katin e parë te rruga "Myslym Shyri", një nga zonat më të preferuara të Tiranës, i cili është në administrim shtetëror dhe del për qira për 380,000 Lekë/muaj

Më 9 tetor SPAK i sekuestroi 36 vjeçarit në kërkim - pasuritë që arrijnë vlerën 5 milionë euro dhe bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit.