Biznesmenia:Si e krijova agjencinë
turistike në shtëpi,isha vetëm 19 vjeç

Biznesmenia:Si e krijova agjencinë<br />turistike në shtëpi,isha vetëm 19 vjeç
Kjo është historia e Ada Banushit, vajzës me origjinë nga Korça e cila sot gëzon një nga agjencitë turistike më të suksesshme në kryeqytet. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Ada tregon sesi e hapi agjencinë e saj ‘’Ada Travel’’ në vitin 2006 nga hiçi për ta kthyer më pas në një punë të suksesshme dhe me fitime të mëdha për veten dhe familjen e saj.

Ada ishe vetëm 19 vjeç kur vendosi që merrte këtë iniciativë që në një farë mënyre ndryshoi edhe jetën e saj. Si një vajzë e apasionuar pas udhëtimeve, Ada mendoi se një agjenci turistike do të ishte ndërthurja më e mirë mes dëshirës së saj dhe një pune fitimprurëse.

Por sesi e nisi këtë biznes, Ada ka treguar detajet në këtë intervistë. Ajo është shprehur se fillimisht ka punuar në shtëpinë e saj, ku me pak fjalë, e ka kthyer atë në një agjenci turistike, deri sa një ditë, ajo realizoi ëndrrën e saj, e të pasurit një vend të përshtatshëm për biznesin e saj.

Sot ajo ka një klientelë të rregullt por edhe njerëz të rinjë që shtohen dita-ditës në agjencinë e saj. Vlen të shtohet se agjencia e saj ofron për të gjithë turistët e apasionuar pas udhëtimeve çmimet me të arsyeshme në treg.

[gallery]20757[/gallery]  

Intervista e plotë:

Ada, si të erdhi ideja e të pasurit një agjenci turistike dhe si ishin fillimet e tua?
Në fakt unë fillimisht punoja në vitin 2003-2004 në agjenci të ndryshme në Tiranë. Fitova ekperiencë, por që për shkak të një problemi me pronarët në vitin 2005, mbeta pa punë. Por më e çuditshmja ndodhi më pas, që edhe pse nuk punoja më në atë agjenci njerëzit më telefonin për të pronotuar bileta, edhe pse unë ju thoja që nuk punoj më në atë agjenci. Merrja një sasi të konsiderueshme telefonatash në ditë, saqë një ditë mamaja ime më tha që me gjithë këto kërkesa duhet të hapësh një agjenci tënden. Në këtë punë që unë kam zgjedhur, komunikimi është arma më e fortë, të cilën unë besoj se e zotëroj, prandaj dhe klientët pavarësisht se ku kam punuar më kanë ndjekur gjithmonë. Kështu lindi fillimisht ideja ime për të hapur një agjenci timen.
 
Po si e vazhdove, more ndonjë ambient me qira, apo si veprove?

Në fakt është e bukur për t’u thënë se unë nuk e hapa agjencinë në një zyrë apo anës rrugës, por në shtëpinë time, pasi isha shumë e vogël dhe qiraja me trembte. Kisha miq të cilët sugjeronin njerëz tek unë për të pronotuar udhëtime. Printoja dokumentat çfarë duheshin nga shtëpia dhe lija takim gjithmonë me anë të telefonit në nje bar ose edhe ne rrugë ka ndodhur(qesh). Është sa për të qeshur aq edhe e sikletshme pasi klientët paguanin biletat në mirëbesim pasi i kishte sugjeruar njeriu i tyre i afërt që më njihte mua. Më pas dita-ditës shikoja që puna rritej, sa një ditë mora babain tim në telefon i cili jetonte në Greqi, dhe i thashë të kthehej pasi nuk kishte nevojë më të punonte në Greqi. Më të ardhurat që mblodha, unë arrita të hap më në fund dyqanin tim.
 
Cili ka qenë shtysa juaj që çdo gjë e keni nisur nga hiçi dhe sot keni një biznes të suksesshëm?
Unë mendoj që kur një punë ndërtohet me pasion nuk mund të dështojë në asnjë mënyrë. Kam bindjen se çdo gjë që lind me pasion korr sukses.
 
Sot prinderit e tu, a ndihen krenar per ty?
Prindërit e mi ndihen vërtet krenar. Ata gjithmonë kanë kontribuar për mua qëkur isha e vogël me shkollën, kurse anglisht-italisht nuk janë kursyer ndonjëherë. Ndaj dhe janë të lumtur që une sot kam arritur sukses në punën dhe jetën time.
 
A hasni veshtirësi gjatë punes me pagesën me klientët tuaj?
Puna me pagesat (qesh) është pak e vështirë pasi klientët e mi e kam theksuar që jane klientë që njihen prej vitesh e përgjithësisht e neglizhojnë këtë pjesë dhe nuk e dinë vështirësinë që has unë kundrejt kompanive që punojmë e bashkëpunojmë. Por ama një gjë është e sigurtë që pagesat bëhen me ose pa vonesë, se mund të ketë dhe raste për shembull që nuk bëhen fare siç ju ka ndodhur kolegëve të mi që kanë zyra si unë.
 
Ju personalisht a udhëtoni shpesh?

Një ndër arsyet që kam zgjedhur këtë profil pune është se me pëlqejnë shumë udhëtimet, vendet e reja ,kultura në botën përtej më tërheq, ngjyra midis njerëzve, kontakti. Gjithmonë e kam parë botën shumë ngjyrëshe e njohja me vende të bukura të botes është interesante. Unë kam udhëtuar ne shume vende, e i kam prekur ato nga afër, gjë që më ka ndihmuar edhe ne punën time pasi  atë çfarë kam marrë prej secilit vend, kam ditur shume mirë t’ua prezantoj klientëve të mi. Kam akoma shumë vende në listën time por që pres që të më rritet vajza pasi është bebe e vogël.  
 
Cili ka qenë udhëtimi më i bukur?
Udhëtimi më i bukur ka qenë në Mumbai, Indi. Kultura e tyre, veshjet tipike askesorët por dhe vendet kanë qenë mbreslënëse, por nuk do lë pa theksuar edhe vendet si Stambolli dhe Sharm el Sheik të cilët i dua shumë.
 
Sa të punësuar keni në agjencinë tuaj?
Të punësuar për momentin jemi 4 por gjatë verës nga paketat e charterave kemi për Antalya shtojmë staf.
 
Ne agjencinë tuaj mesa kam parë, pronotojnë udhëtime edhe personazhe të njohur shqiptarë. Si është të punosh me ata?
Po, është e vërtetë ne kemi tërhequr pjesën më të rëndësishme të klientëve Vip në Shqipëri dhe kjo ka ndodhur krejt rastësisht, nuk është se unë kam kërkuar të kem klientel kështu, pasi në zyrën time klientët ka nga të gjitha kategoritë jo vetëm Vip, por dhe njerëz te thjeshtë,familjarë apo studentë. Puna me klientët Vip është pak më e komplikuar pasi ata gjithmonë rendin pas vendeve të veçanta egzotike por ka dhe nga ata që kanë udhetimet  e tyre për punë që përfshijnë biletat e avionit nëpër Europe e botë, kudo ku kanë koncerte apo janë të ftuar. Nga ekrani që jemi mësuar t’i shohim, kontakti me ta drejtpërdrejtë më bën që t’i shoh si njerëz normal, gjë që më ndihmon ta kem më të thjeshtë dhe punën me ta. Plus që për mua është nder që t’i kem kliente pasi është dhe goxha reklamë për zyrën, fakti që klientela vip më beson mua e ka një pse të rëndesishme.
  
Cilat janë planet e tuaj për të ardhmen?
Planet për të ardhmen janë pse jo zyra nëpër rrethe, për t’ju vajtur më afër klienteve të mi të cilët më kanë zgjedhur mua e deri sot s’kanë mundësi të vijnë në Tiranë por bëjnë pagesa nëpër banka e marrin bileta me e-mailie ose fakse? Nuk do të ishte keq, vetëm se do staf të kualifikuar e do rritet përgjegjësia ime. Do menduar me plan e qetësi e ardhmja.
 
Ju shumicën e ditës e kaloni në agjencinë tuaj, apo jeni e dypunësuar?
Jo momentalisht unë punoj në zyrën time më së shumti, pasi kam edhe vajzën e vogël në shtëpi dhe duhet të kujdesëm për të.
 
Cila do ishte keshilla juaj për të gjithë të rinjt të cilët neglizhojnë për të marrë iniciativa të tilla?
Këshilla ime për të rinjtë është se suksesi në punë jetë e kudo nuk vjen nga qielli apo rastësisht. Duhet shumë punë e vullnet për t’ja dal mbanë. Duhet të vlerësojmë çdo gjë që u jepet mundësia, duke filluar tek njerëzit, tek puna pasi të gjitha këto janë eksperienca që ata fitojnë, dhe sa më shumë eksperienca të kenë aq më të aftë do jenë në përditshmërinë e tyre, shkollë, punë e biznes.

ada banushi
  (Jonida Maliqi dhe Ada Banushi)
ada banushi
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…