Rreth 100 000 persona marshuan në Minsk të dielën duke i bërë thirrje Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko të japë dorëheqjen, në demonstratat masive që nuk treguan asnjë shenjë të zbutjes pas gati një muaj pas zgjedhjeve, të cilët konsiderohen të manipuluara nga kundërshtarët e tij politik. Grupet e mëdha të protestuesve i bënë thirrje Lukashenko-s të largohet dhe e kanë ofenduar atë me fjalën ‘mi’.
Ministria e brendshme deklaroi se janë arrestuar shumë persona kurse agjensia e ruse e lajmeve Interfax njoftoi se disa njerëz u plagosën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve para një fabrike.
Opozitarja Maria Kolsnikova dje është shprehur se "Kjo turmë nuk mund të ndalet nga pajisjet ushtarake, uji, propaganda dhe arrestimet. Shumica e Bjellorusëve duan një ndryshim paqësor të pushtetit dhe ne nuk do të lodhemi duke e kërkuar këtë".
Në lidhje me arrestimet dhe sjelljet arbritrare të autoriteteve bjelloruse ka reaguar edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili i ka konsideruar ato si të papranueshme. Ai u bëri thirrje autoriteteteve ti japin fund shkeljes së të drejtave të njëriut.
Demonstratat në Bjellorusi zhvillohen prej katër javësh që pas zgjedhjeve të 9 gushtit dhe kanë ardhur gjithnjë në rritje përsa i përket numrit të pjesëmarrësve.
Lukashenko, i cili mban pushtetin që prej vitit 1994, ka refuzuar kërkesat për zgjedhje të reja nga kundërshtarja e tij kryesore, Svetlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis nga vendi dy ditë pas zgjedhjeve.
Opozita pretendon se zgjedhjet presidenciale të mbajtura një muaj më parë janë manipuluar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidenciale, regjimi i Lukashenkos arreston 7 gazetarë
13 Dhjetor 2024, 08:13
-
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
10 Dhjetor 2024, 18:19
-
Putin: Rusia do të vendosë raketa të reja Oreshnik në Bjellorusi
6 Dhjetor 2024, 22:50
-
Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore
6 Dhjetor 2024, 15:24
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Bjellorusi, Lukashenko fal edhe 32 të burgosur politikë, 8 prej tyre janë gra
20 Nëntor 2024, 21:59