BKT, 3 çmime brenda 1 viti për
bankën dhe drejtuesin

BKT, 3 çmime brenda 1 viti për<br />bankën dhe drejtuesin
TIRANË - Viti 2013 do të mbyllet si një vit i vështirë për sistemin bankar shqiptar, por jo për Bankën Kombëtare Tregtare. Drejtori Ekzekutiv i saj, Sejhan Penxhabllëgil, ka shpjeguar në një intervistë për "A1 Raport" ecurinë pozitive që sipas tij do të vijojë edhe në 2014-n. 

"Jemi banka e dytë më e madhe në vend për totalin e aseteve, ku kemi më shumë se 20% të tregut. Ndërkohë, jemi banka më madhe në vend për sa i përket kreditimit individual. Për ne, viti 2013 ishte një vit tjetër i mirë pasi vijuam rritjen më shumë se konkurrentët tanë. Sa i takon sistemit bankar, ky vit ka qenë ndoshta viti më i keq që kam parë deri tani. 
Për vitin e ardhshëm BKT synon të jetë sërish në pozita të forta brenda tregut, duke shtuar ndjeshëm kreditimin", u shpreh Sejhan Penxhabllëgil. 

Ai shtoi se gjatë 14 viteve të fundit BKT ka pasur një rritje dhe përfitueshmëri të qëndrueshme, pavaresisht faktit nëse vendi ka qenë apo jo në krizë, ka pasur apo jo zgjedhje. "Strategjia jonë parashikon që brenda vitit 2015 të bëhemi banka më madhe në vend”, tha Penxhabllëgil. Duke qenë edhe në funksionin e kreut të Shoqatës së Bankave, Penxhabllëgil tërheq vëmendjen edhe për nivelin e kredive me probleme që ka sot sistemi bankar. 

“Kreditë e këqia përbëjnë rreth ¼ e totalit të portofolit të kredive dhe ky është pa diskutim një nivel shumë i lartë. Në rajonin tonë, i vetmi vend me nivel më të lartë se i yni është Greqia, që e ka pak më të lartë se ne. Por po ta mënjanojmë Greqinë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të këtyre kredive në të gjithë rajonin. Kjo është arsyeja kryesore pse sistemi bankar ka raportuar humbje për vitin 2013”, u shpreh Penxhabllëgil. 

Brenda këtij viti BKT është vlerësuar me tre çmime si banka më e mirë në vend, por dhe për drejtuesin më të mirë. “Në 5 vitet e fundit, kemi marrë një apo dy çmime çdo vit, por ky vit ka qenë shumë i veçantë. Kemi marrë tre çmime këtë vit si "Banka më e mirë në Shqiperi" dhe 2 që konsiderohen si çmimet "Oscar" të industrisë bankare, nga "Euromoney" dhe "The Banker". Gjithashtu edhe unë jam vlerësuar si "CEO i Vitit 2013" për të gjithë Europën, një vlerësim ky që vjen për herë të parë për një CEO shqiptar”, bëri të ditur Penxhabllëgil. 

BKT u ofron lehtësira klientëve të saj sidomos kur ata përdorin shërbimet apo aplikojnë për kredi dhe kjo lidhet dhe me moton e saj "besim dhe lehtësi".
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar