Për “Black Friday”, shumica e blerësve këtë herë do bëjnë pazaret e tyre online të cilat pritet që për herë të parë të arrijnë në 3 miliardë.

Të dhënat e para tregojnë se shitjet në internet nga mesnata deri ne orën 08:30, kapën shifrën prej 490 milionë $.

Këto të ardhura nga shitjet online pësojnë një rritje prej 11.3 % krahasuar me vitin e kaluar.

Disa blerës thanë se dyqanet janë më të zbrazur se vitet e kaluara, kjo pasi shumica po blen nëpërmjet pajisjeve të tyre elektronike.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com