'Black out' i rrjeteve sociale/ Psikologia për Report Tv: Vërtetoi se jemi të varur nga teknologjia! Fotografja: Kisha stres si do promovoja punën! Eksperti: S'na janë vjedhur të dhënat

TIRANË- Mosfunksionimi i rrjeteve sociale ditën e djeshme për 6 orë mund të shihet si një eksperiment social global, se sa të varur janë njerëzit në ditët e sotme nga teknologjia. Mes territ informativ se çfarë po ndodhte, askush nuk e mohon dot, se përgjatë atyre orëve, gjithsecili prej nesh i ka kontrolluar herë pas here, Facebook, WhatsApp apo Instagram, nëse janë rregulluar apo jo. Ky fakt, për psikologen Entela Binjaku është një tregues i qartë që jemi të varur nga teknologjia, ndonëse ka njerëz që mund ta administrojnë më mirë ose më keq këtë lloj varësie.

Në studion e Report Tv, në emisionin "Sot Live në Shqipëri", psikologjia solli në vëmendje një tjetër eksperiment, ku në fund përfundimi ishte i qartë. Ajo që e "mundtte" teknologjinë ishte pasioni.

"Shumë njerëz janë pjesë e rrjeteve sociale, dukuria e varësisë është e pashmangshme, ka të tjerë që mund ta administrojnë. Po lexoja një eksperiment që ishte bërë në Britaninë e Madhe, ku ishin marrë 5 vullnetarë dhe i ishte kërkuar për të qëndruar për 5 ditë pa teknologjinë, i pari rezistoi vetëm 4 orë, e vetmja që mbijetoi ishte një vajzë që kishte marrë lapsa me letra dhe pikturonte dhe u pa se shkalla e varësisë ishte serioze te të gjithë. I vetmi që i mbijetonte varësisë ishte pasioni dhe krijueshmëria", ka rrëfyer ajo.  

Mosfunksionimi i këtyre rrjeteve sociale, ngjalli frikë dhe pasiguri, specifikisht te ato persona që llogaritë e tyre i kanë shumë të lidhura me profesionin e që e përdorin këtë dritare si një hapësirë për të promovuar punën e tyre. Fotografia Iden Temali tha në Report Tv se ky "black out" e bëri atë të frikësohej për të ardhmen dhe të niste të mendonte se "çfarë do ndodhë tashmë me biznesin e saj".

"Ishte një impakt jo shumë pozitiv se e kam kuptuar që janë shumë të rëndësishme për ato që e kanë lidhur dhe biznesin e tyre dhe forca e këtyre rrjeteve sociale për konsumator është shumë e rëndësishme, kemi kohë që po investojmë në rrjetet sociale. Mendova se mund të rregullohej, shtrohet pyetja çfarë do ndodhte me bizneset në rrjetet sociale. Dje kam pasur një takim në WhatsApp, ajo e shtyu takim, u duk sikur nuk ka një zgjidhje tjetër. Ishte stres si do ia bëja që të promovoja punën time", tha ajo.

Report Tv është ndalur të pyesë edhe qytetarët se si e përjetuan, ku ishin të ndarë në mendimet e tyre. Disa prej tyre e kanë parë në një aspekt pozitivë, e ndërsa disa të tjerë si "katastrofë".

"Jo nuk e ndjeva shumë"

"U mësuam që të jemi pa rrjete sociale, më pëlqeu kjo gjë, shpresoj të bëhet më shpesh"

"Për mua s'ka problem"

"S'pata problem"

"S'më bëri përshtypje fare"

"Më tepër të WhatsApp se atë e përdor pak më tepër, por kureshtja që kur hy në Instagram dhe e sheh që nuk është funksional"

"Dje që u mbyllën ka qenë katastrofë, e përdor për punë, për qefj, për komunikimin me familjarët", kanë thënë qytetarët për Report Tv.

Një tjetër çështje që u shtrua për diskutim ishte dhe frika se mos ky moment është shfrytëzuar për të vjedhur të dhënat individuale. Për ekspertin Besmir Semanaj, një gjë nuk ka ndodhur.

"Bazuar në informacionet që kem nga inxhinierët e FB dhe nga analistët e jashtëm nuk kemi të bëjmë me një hackerim, por me një konfigurim të gabuar. Punëtorët e Facebook humbën aksesin në pajisje nga brenda. Duhet të aktivizonin sistemet e sigurisë. Duke parë dhe erroret që ne si specialist të fushës, kishin të bënin me rutimin e trafikut me shërbimeve dhe dataserverat", ka thënë ai.

Në një kohë që kjo varësi u konfirmuar, edhe një herë, eksperti ka zgjedhur që të japë edhe një këshillë që duhet të tregojmë "kujdes me fotot që hedhim në rrjetet sociale, veçanërisht me postimet për fëmijët. Facebook-u, Instagrami dhe Whatsapp filluan sërish të funksionojnë pas një ndërprerjeje për rreth 7 orë. Sipas Mark Zuckerberg i cili u kërkoi falje 3 miliardë përdorueseve, “black out” ndodhi pas një problemi teknik dhe garantoi se nuk u cenuan të dhënat e përdoruesve.

 

 

 

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës