Sociologia Entela Binjaku, duke komentuar plagosjen e djeshme në Tiranë, ka ngritur alarmin se kriminaliteti po prek shumicën e popullsisë. Binjaku tha se nga studimet që ka bërë, është rritur niveli i kriminalitetit.
E ftuar në ‘Sot live në Shqipëri’, të moderuar nga Nertil Agalliu, Binjaku tha se janë rritur rastet e përdorimit të drogës tek studentët. Teks më tej tha se gjithashtu është rritur edhe përdorimi i substancave narkotike tek vajzat.
“Dukuria është në rritje edhe shumë shqetësuese! Këtë mund ta them edhe nga studimet që kam bërë nga studentët që vijnë nga shkollat e mesme të gjithë Republikës dhe i kam pyetur se sa realë është prekur nga kriminaliteti. Ata pohojnë se janë shumë të larta rastet kur adoleshentët shkojnë me armë të ftohta në shkollë. janë të larta rastet kur studentët konsumojnë substanca narkotike dhe pohojnë se është rritur edhe përdorimi i këtyre substancave tek vajzat. Ajo që ne raportojmë është vetëm një pjesëz e asaj që ndodh në gjithë Shqipërinë”, tha Binjaku.
Ndërsa po ashtu, Binjaku theksoi se agresiviteti është duke u rritur në shoqërinë tonë, teksa listoi si shkaqe nivelin e edukimit dhe polarizimin e shoqërisë.
“Ka një klimë që tregon një agresivitet në radhët e shoqërisë tonë dhe ka ardhur në rritje në breza të ndryshëm të Shqipërisë. Për mendimin tim kjo ndodh për shkak të edukimit të dobët në nivel të popullatës. Në radhë të dytë është polarizimi i shoqërisë tonë! Frustrimi krijon mungesë ekuilibrash dhe problemesh. Së treti, e gjej këtë lloj agresiviteti tek ato virtyte që e mbajnë shoqërinë lidhur. Për aq kohë sa qytetarët tani kanë një nivel të ulët edukimi dhe për aq kohë sa polarizimi dhe mosvlerësimi i virtyteve, sigurish do te kemi të bëjmë me treguar të thellë antisocial”, u shpreh sociologia.
Komente









