POGRADEC- Blackout në shëtitoren e Pogradecit! Pushuesit që kanë zgjedhur që të pushojnë në qytetin e Pogradecit janë përballur me një situatë aspak të zakontë.

Në mes të sezonit turistik është ndërprerë energjia elektrike, në një nga pikat një kyçe, në shëtitoren buzë liqenit. Kontaktuar nga Report Tv, përfaqësues nga Bashkia e këtij qyteti, shprehen se bëhet fjalë për një defekt, për të cilin po punohet për riparimin e tij.

Pedonalja e qytetit në këtë orar është e tejmbushur nga njerëzit që zgjedhin të bëjnë xhiron e mbrëmjes, por energjia është fikur, çka ka bërë që qytetarët të bëjnë dritë me celularë. Shqiptarja.com sjell foto nga pedonalja e qytetit, ku gjithçka duket errësirë totale. 

1564341638_pogradec3.jpg

1564341622_pogradec1.jpg

Foto nga pedonalja e qytetit të Pogradecit