Blanc ende pa rinovim te Franca,
Inter dhe Chelsea janë gati për të

Blanc ende pa rinovim te Franca,<br />Inter dhe Chelsea janë gati për të
Inter dhe Chelsea e ndjekin prej shumë kohësh, dhe sigurisht që joshja që i bëjnë skuadra të tilla, i pëlqen jo pak teknikut të kombëtares franceze të futbollit, Laurent Blanc. Federata franceze ende nuk e ka vendosur se cfarë do të bëjë me trajnerin transalpin që është në skadencë kontrate.

Për akordin e ri me Laurent Blanc, sipas numrit 1 të FFF, Noel Le Graet, do të diskutohet pas përfundimit të Euro 2012, ku do të shihen dhe rezultatet e Francës.

"Qëllimi im është që të mbetem sërish trajneri i kombëtares franceze, dhe nuk kam ndryshuar mendje. Por nuk kemi folur ende për rinovimin dhe unë nuk jam nga ata tipa që të trokasin në derë" tha tekniku i "gjelave" për gazetën Le Parisien.

Për shtypin francez, Inter e Chelsea kanë kaluar me kohë tratativat e para dhe ish mbrojtësi e pranon se këto sfida e emocionojnë. "Mund të vendos të kaloj në ndonjë klub dhe me këtë deklaratë nuk dua ti vë presion ndokujt" tha Laurent Blanc.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut