Presidenti i FIFA, Blatteri i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, presidentit Fadil Vokrri për cështjen e diskutimit të vendimit për modalitetet për ndeshjet miqësore. Blatter ka njoftuar Thaçin se ka marrë letrën e tij dhe se kërkesa e FFK-së është në rend të ditës për mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që mbahet më 22 mars.
"Presidenti i FIFA-s ka njoftuar se ka pranuar letrën e kryeministrit Thaçi dhe se kërkesa jonë do të jetë në rend të ditës në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Ne shpresojmë në lajme të mira nga ajo mbledhje" deklaroi zyrtari i Federatës së Kosovës Haxhiu.
/Shqiptarja.com