Një "tweet" i shkurtër por që në përmbajtjen e tij tregon hapat e ardhshëm të qeverisë së futbollit botëror. "Pas ndeshjes të së martës dhe episodit problematik në ndeshjen Angli-Ukrainë, teknologjia për vijën fatale nuk është më një alternativë, por nëj domosdoshmëri".

E firmosur nga Joseph Blatter. Presidenti i FIFA-s, është transformuar shpejt në një mbështetës të teknologjisë në futboll, për të evituar gola fantazmë si ai në botërorin 2010, nga Lampard, apo golin e Devic ndaj Anglisë. (rb/shqiptarja.com)