Bledar Zajmi dhe Etrita Ibrahimi,
koncerti lëvizës që bashkon tre shtete

Bledar Zajmi dhe Etrita Ibrahimi,<br />koncerti lëvizës që bashkon tre shtete
Me moton  “Kultura-hapësira jonë pa kufi” është përkufizuar koncerti lëvizës i Bledar Zajmit në violonçel dhe Etrita Ibrahimit në piano, i cili kishte në kuadër promovimin edhe më shumë të dyshes që do të performojë nesër në mbrëmje ora 19:00 në Sallën e Kuqe të qytetin e Prishtinës.

Bledar Zajmit dhe Etrita Ibrahimi nesër do ta shfaqin recitalin e tyre edhe në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.[Ibrahimi dhe Zajmi në Università Arteve të Tiranës, 19 mars 2015, gjatë koncertit përmbyllës të Pianodrom]Ibrahimi dhe Zajmi në Università Arteve të Tiranës, 19 mars 2015, gjatë koncertit përmbyllës të Pianodrom

Pas suksesit të arritur në Tiranë e Shkup, dyshja Zajmi-Ibrahimi  do të ekzekutojë edhe në “Sallën e Kuqe” të Prishtinës veprat e autorëve si, Beethoven, Janáček, Dvořák, Sokoli, Grieg, Martinů, në koncertin i cili në gjuhën e kultures bashkon si rrallë 3 shtetet, Shqipëria, Maqedoni e Kosova.

Violonçelisti Bledar Zajmi ka lindur në Tiranë ne vitin 1973 dhe aktualisht është spale – koncertmaester në Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Pragës në Republikën Çeke. Ka një karrierë artistike në 3 kontinente, në mbi 30 vende të botës, me mbi 15 CD solo dhe muzikë dhome, me nje repertor te gjerë artistik që nga muzika e stilit barok deri tek ajo kontemporane. Bledar Zajmi luan një instrument francez nga “Mirecourt”.

Ndërsa pianistja Ibrahimi, e cila rrjedh nga një familje të njohur artistësh, e filloi aktivitetin koncertal në moshën dhjetë vjeçare ndërsa gëzon një numër të madh paraqitjesh të suksesshme brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht është Drejtoreshë Artistike e Festivalit Ndërkombëtar PIANODROM dhe koncertmaestër në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

bledar zajmi

bledar zajmi


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.kShqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf