Bledi Mane: Cilën do më shumë, Shqipërinë time apo Shqipërinë e Ilir Metës?

Bledi Mane: Cilën do më shumë, Shqipërinë time apo Shqipërinë e Ilir Metës?

Është elegante, e bukur, ka shenja dhune në trup por mbjell pemë dhe mundohet ti mbulojë plagët. Kursen ujin e pijshëm dhe dritat, mundohet që me 320 mijë lekët e rrogës të ushqehet e të vishet modestisht, të kursejë për pushimet verore në plazhin publik të Durrësit.

Merr me vete bukën, librin dhe nuk blen krem kundër diellit por lyhet me vajin e ullirit që bleu te katundari. Megjithëse e ka burrin bixhozxhi dhe pijanec ende e pret deri natën vonë kur kthehet nga mejhania dhe e pret e qeshur dhe e qorton ëmbël. Burri e dhunon, e kafshon, e ofendon por ajo kurrësesi nuk shkon të kërkojë urdhërmbrojtje në gjykatë jo nga frika por po përpiqet e po lufton ta rikthejë bashkëshortin në rrugën e duhur, në kohën e duhur si atëherë kur ishon të rinj dhe dashuroheshin marrëzisht. Madje e mbytur nga borxhet e burrit ka filluar edhe një punë të dytë dhe kalamajve nuk ua kursen as dashurinë, as edukimin dhe as kushtet bazike. Me shoqet e saj pi një kafe në fundjavë dhe së bashku shëtisin të qeshura rrugicave të gjelbëruara të Liqenit. Nuk sheh as telenovela turke, as indiane, as debatet bajate politike të televizioneve nuk i ndjek por kur ka kohë lexon libra dhe mëson autodidaktisht gjuhën gjermane. Do e mësojë perfekt sespse ka në plan që të respektojë 3 mujorshin e vizës Schengen dhe të shkojë të punojë provizorisht në Berlin e të kthehet me një dorë eurosh këtu për tu blerë fëmijëve laptop e tu paguajë shkollën. Ah se harrova, çdo mëngjes hap dritaret, ujit lulet, i përkëdhel, u bën gati ushqimin burrit dhe fëmijëve dhe niset e qeshur në punë...

Përballë, është Atdheu i Ilir Metës. Sapo u kthye nga Belgjika ku bëri një dorë lekësh me drogë, bleu 2 makina të shtrenjta dhe harxhon benzinën e xhirron gomat sa në Tiranë e sa në Dhërmi. Zihet me policët, kërcënon njerëzit me armë, trash zërin madje edhe lekët e tatuazhit nuk i pagoi. Për drekë ulet me prokurorët, darkën e kalon me gjykatësit dhe me kurvat. Kur i mbarohen lekët, anëtarësohet në parti, blen një diplomë universitare te Kristali, fillon punë drejtor dogane dhe çdo muaj 7 mijë euro i çon te Partia, 6800 euro i mban për vete. Si punë të dytë ka një biznes guroresh në Malin e Tomorrit ku pret pemë, gërryen shpatet dhe honet, nxjerr plaka dhe i shet në Greqi.

Tatimet dhe taksat nuk ia kërkon njeri se e gjen belaja madje edhe e plagos. Plagosje mund të bëjë nëse i rrezikohen financat, nëse i ngacmon partinë madje edhe pasnesër të djelën nē mëngjes do zërë pritë te qendrat e votimit për të mos lenë njeri të shprehi vullnetin e tij. Krekoset aq shumē ky atdheu i Ilir Metës sepse deri tani ka flirtuar me koalicione sa majtas e sa djathtas dhe e kanë përkëdhelur edhe prej hallit edhe prej frikës qoftë Sala, qoftë Edi apo Luli.
Por mbajeni mend, të hënën e 1 korrikut 2019 në mëngjes Atdheu im do çohet si zakonisht nga gjumi, do u përgatisë ushqimin fëmijëve, do hapi dritaret, do ujisë lulet e më pas do niset i qeshur për në punë. Ndërsa Atdheu i Ilir Metës nuk do çohet dot nga krevati. Atë ditë do lëngojë nga dhimbjet e më në fund do e kuptojē se është i sëmurë, i kalbur së brendshmi.
Të hënë të gjithë me komposto e me fruta në duar duhet ti shkojmë në spital Atdheut të sëmurë. Vetëm komposto dhe fruta, asnjë lekë për infermieret dhe doktorët. Boll ka vjedhur Atdheu i Ilir Metës!!!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 26/06/2019 15:45

    Si gjithmone perfect..

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 06:10

    Atdheu ILIR METES,BUJAR NISHANIT,BAMIR TOPIT,ALFRED MOISIUT,REXHEP MEJDANIT,SALI BERISHES Te gjithe nje detyre kane pasur. Te punojne per atdheun.

    Përgjigju
  • Anna: 25/06/2019 23:00

    O Bledi te lumt pena cdo gje qe ke shkruajtur esht mese e vertete atdheu im esht i njejt me tendin.

    Përgjigju
  • Gysi: 25/06/2019 22:58

    Je shum i sakt .po kush te degjon vlla.respekte je i madh

    Përgjigju
  • Hinglateri: 25/06/2019 22:54

    Elselent

    Përgjigju
    • mati: 27/06/2019 11:02

      Ky eshte realiteti shqiptareve. Urojme qe me date 1Korrik te agoje nje dite e re per gjithe shqiptaret.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin