Bledi Mane:Jemi shoqëri kaotike,
askush s'lexon,por duan drejtor/VD

Bledi Mane:Jemi shoqëri kaotike,<br />askush s'lexon,por duan drejtor/VD<br /><br>
Gazetari Bledi Mane rrëfeu sot në Report Tv, në emisionin ‘Rreze Dielli’, se shoqëria jeton tre momente kyçe, lindjen, martesën dhe vdekjen, ndërsa shtoi se shoqëria shqiptare vuan për lajme të trishta.

Sipas tij, arsyeja pse vijnë shtetasit e huaj te ne është se jemi një vend kaotik i bukur, me njerëz që mezi zgjohen për shitur mend, jemi një shoqëri tipike mesdhetare, që na pëlqejnë fasadat.

“Ne të gjithë bashkë jetojmë në një shoqëri me 3 momente kyçe. Lindja, martesa dhe vdekja. Ne jemi një shoqëri që vuan për lajme të trishta. I prodhojmë edhe me sforcim. Turma ndahet në 2 pjesë. Mirë ia bëri, sa keq ia bëri. Vrasja ishte pasoja, ne po analizojmë shkaqet. Unë ende mbetem njeri me lidhje të forta me vendlindjen. Shkova punova 2 vjet si drejtor kulture në Përmet. Tirana është një përplasje kulturash, është një amulli.

Një nga arsyet pse të huajt vijnë është se ne jemi vend kaotik i bukur, me njerëz që mezi zgjohen për të shitur mend. Jemi shoqëri tipike mesdhetare që na pëlqejnë fasadat.

Kur i thosha hajde pimë kafen te filologu ku është 50 lekë, më thoshin pse atje do shkojmë ne? Ne s’jemi pabuksa, do shkojmë atje ku është kafja 100 lekë, kur jetonin në kushte minimale”, tha Mane.

Si ka mundësi që ne vazhdojmë të justifikojmë vrasësin?

Ne duhet të fillojmë që në embrion me edukimin, në arsim, në familje. Media është shumë e rëndësishme. Kur shkruaj për Arminën, faqja arrin 200 000 lexues, kur bëj 1 shkrim edukues, 50000. Ne kemi faj kolektiv. Në një vend me 2.8 milionë banorë, ke o juristë, o ekonomistë, o gazetarë, o këngëtarë, o futbollistë, o kamerierë. Fatkeqësisht te ne mbizotëron hapja e këmbëve, jo e mendjes. Pushteti lokal është rregullator i sistemit, së bashku me arsimin. Ata duhet të edukojnë njerëzit që të vijnë në Tiranë të përgatitur, dhe jo viktima të lekut apo seksit.

Djali ka një baba, ku në 80% të familjeve mbizotëron babai. Po të vësh re 1 çift, shtresë e mesme, me 2 punë normale, ku mashkulli nuk rri gjithë ditën në lloto, del shëtit me gruan, mashkullin e etiketojnë si pjeshkë. Maksimumi që i thonë femrës është kurvë, ndërsa për mashkullin është më e vështirë. Një njeri që e ke dhunuar, pas 10 vitesh prite se do të të vrasë. Zharrëza është bërë e njohur vetëm me protesta dhe me këtë ngjarje. Le të mos merremi me Spartakun dhe spartakët e tjerë që shkruajnë kot nëpër media.

Këngëtar të parë në Përmet kam çuar Noizyn, me 1 milion lekë dhe më thanë pse solle Noizyn? Apo pini drogë të dy. Këto ka province, vetëm llafe dhe telenovela. 80 % e vajzave studente që vijnë në Tiranë kanë ardhur të dashuruara, dhe kur vijnë në Tiranë me drita, fillojnë e harrojnë dashurinë se pëlqejnë minifundet, bllokun.

Jo të gjitha femrat hapin këmbët për bukën e gojës. Familja, jeta sociale ku janë rritur ndikon shumë. Të gjithë duan punë drejtor, por nuk kanë lexuar një herë një libër, dinë ca italisht. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë