Besoj nuk e keni harruar e po te doni ua rifreskoj edhe nje here. Para pak vitesh nga qyteza e Peqinit vinin vetem lajme qe te benin te ulerisje prej fatalitetit e te qeshje prej banalitetit. Kane pasur ne ato ane nje deputet demokrat me emrin joshes Dashnor.
Dashnor Sula quhej dhe ishte bere tmerr i futbollit. Shkonte ne stadiumin e Peqinit dhe me pistolete ne dore kercenonte e dhunonte lojtare, gjyqtare, qyqare dhe nuk kishte as drejtesi e as qeveri ta ndalonte ate malukat frikacak qe fshihej pas prazmores se pushtetit. Dhe ne psikozen kolektive Peqini etiketohej si qyteti ku nuk prodhohej asgje perveç dhunes...
Pardje nje grup vajzash e djemsh nga Peqini me shkruanin e me tregonin per nje shoqate kulturore qe kishin krijuar atje. Me modesti me tregonin se ndihmonin ne punet e komunitetit, grumbullonin libra per t'ua dhuruar bibliotekave te shkollave, ndihmojne njerezit ne nevoje, organizojne takime ku flasin per letersine dhe artin, argetojne femijet e harruar te qytezes me konkurse dhe veprimtari sportive.
Izaura, Ogerta, Entela, Patricia, Doralda, Brunilda, Deinada, Brikida, Ermiri, Hermesi, Agroni, Rigersi, Armando, Rikardo, Arditi, Aldo jane gjimnaziste dhe studente qe i kane vene vetes qellimin e veshtire por fisnik per ti dhene jete provinces ku deri dje bertiste nje deputet matralloz ne stadium apo mitingje elektorale. E mes ketij globalizmi alla shqiptar ku lajmet me cicat, vrasjet, silikonin, vjedhjet, hashashin, politiken mbysin ditet tona vjen prej provinces se harruar nje dritez qe vlen ta promovosh mes erresires ku ngrysemi çdo natë.
Une sot po shkruaj me plot deshire e pasion per keta te rinj qe kerkojne te zgjojne nga gjumi provincat e dremitura shqiptare dhe njekohesisht u bej thirrje te gjithe miqve te mi dhe lexuesve qe te marrin pjese si konkurues ne iniciativen me te re qe vjen nga Peqini.
Nje konkurs letrat qe kerkon te kaloje perimetrin e qytezes per tu kthyer ne nje eveniment mbarekombetar. Ne fotografine e pare jane detajet e eventit e duke mbyllur kete shkrim uroj gjithkend ne cdo fshat e qytet te harruar shqiptar te mos perpelitet i mbytur me brengat e harreses por me pak kurajo te vetja e te komuniteti te mos prese parti, bashki apo ministri kulture per te shpalosur talentin dhe dinjitetin e zones nga vjen.
Ti deputeti peqinas Aqif Rakipi po më lexon?
[gallery]23772[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO