FIER - Produktet bujqësore dhe blegtorale në fshatin e Marinzën janë të pakonsumueshme për shkak të tokës së kontaminuar nga gazrat që u çliruan nga shpërthimet në puset e naftës të kompanisë kanadeze “bankers Petroleum”.
Më të prekurit e shpërthimeve të 1 prillit në dy puse ku kompania punon për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës, janë pikërisht blegtorët e këtij fshati, të cilët nuk i kanë ndalur protestat kundër “Bankers”.
Këtë të premte në shenjë proteste ndaj dëmeve ndër vite që u ka shkaktuar kompania në banesa dhe toka bujqësore, blegtorët kanë derdhur bidonët me qumësht para zyrave të informacionit të kompanisë “Bankers”.
Sipas banorëve produktet e tyre nuk i merr prej vitesh asnjë kompani e përpunimit të qumështit, pasi rezulton i kontaminuar.

Banorët i kërkojnë kompanisë t’i trajtojë të gjithë si palë e dëmtuar nga kjo kompani dhe t’i dëmshpërblejë.
Në Marinzë ka lëndë të forta, rrezikohen banorët
Një muaj pas shpërthimeve të dy puseve të naftës të “Bankres Petroluem”, në Marinzë ka ende lëndë të forta të cilat mund të vënë në rrezik jetën e banorëve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik niveli i Nikelit dhe Kromit në fshatin
Marinzë është mbi nivelet e lejuara.
Gjithashtu ISHP ka hartuar një raport për lëndët e dëmshme në Marinzë, të cilin ja ka dorëzuar Prokurorisë Fier.
“Kemi marrë edhe 5 mostra toke, që janë analizuar këtu në Institutin e Shëndetit Publik, kryesisht për metalet e rënda, nga ku Nikeli ka dalë mbi normat e lejuara. Nikeli është një nga metalet e rënda të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ka një lidhje indirekte nëpërmjet bimës, nëse banorët do të përdorin atë bimë të caktuar, apo lopa do të konsumojë atë bar, e më pas nikeli kalon nëpërmjet qumështit te njeriu. Ndërsa lidhja e drejtpërdrejtë ka të bëjë me rastin kur fëmijët e vegjël luajnë dhe manipulojnë me tokën, pra nuk duhet të luajnë me dherat”, - tha Arben Luzati, specialist i ISHP-së.
Një tjetër lëndë që rrezikon shëndetin e banorëve është fenoli në urinë, e cila është gjetur në nivele shumë të larta, sidomos te punonjësit që punojnë afër puseve të naftës.
“Janë marrë edhe 8 mostra urine për të përcaktuar nivelin e fenoleve në to, të cilat janë analizuar pranë Qendrës Spitalore në Tiranë, dhe të gjitha kanë rezultuar me fenole mbi normë. Këtu i referohemi normës së punëtorëve, ndërsa mostrat e banorëve kanë dalë edhe më të larta se të tyret, apo mbi 80 miligram konkretisht, që është kjo normë”, - tha Luzati.
Në datën 1 prill dy puse nafte të “Bankers Petroluem” shpërthyen në Marinzë. Fshati u bë i pabanueshëm dhe banorët u larguan nga shtëpitë.
Kompania Bankers u justifikua se “ishte një aksident”, por raporti i ekspertëve të mjedisit dhe të Ministrisë së Energjisë zbuloi se kompania nuk kishte zbatuar rregullat teknike për nxjerrjen e naftës. Puna në dy puset e naftës që shpërtheyn është pezulluar në një afat të pacaktuar dhe se “Bankers”, duhet të dëmshpërblejë banorët për të gjitha dëmet e shkaktuara.
Kompesimi
Bankers vetëm një 1 mijë lekë për banorët
Kompesimi i plotë i banorëve ende nuk është bërë nga kompania “Bankers Petroluem”. Deri tani “Bankers” u ka dhënë vetëm nga 1 mijë lekë në ditë banorëve por dëmet që u janë shkaktuar në banesa dhe në tokat buqësore ende nuk janë kompensuar. Pak ditë më parë ka patur dhe një protestë pranë zyrave të kompanisë “Bankers” nga banorë që kërkojnë të marrin kompesimin
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO