Blenard Nonaj, kreu i ri i
maternitetit "M. Geraldinë"
Ministri i Shëndetësisë shprehu besimin se ard Nonaj, me përvojën e tij do të dijë të zbatojë programin e Qeverisë së re për rikthimin e besimit të humbur të qytetarëve tek shërbimi shëndetësor dhe shërbimin cilësor.
TIRANE- Blenard Nonaj është drejtori i ri i Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik (SUOGJ) "Mbreteresha Geraldinë". Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj prezantoi sot drejtorin gjatë një takimi që zhvilloi me mjekë dhe punonjës të këtij institucioni.
Ministri i Shëndetësisë shprehu besimin se Dr. Blenard Nonaj, me përvojën e tij profesionale dhe njerëzore, do të dijë të zbatojë programin e Qeverisë së re për rikthimin e besimit të humbur të qytetarëve tek shërbimi shëndetësor dhe krijimin e kushteve të nevojshme profesionistëve për të shërbyer me cilësi.
Ministri Beqaj e vuri theksin veçanërisht tek roli parësor që spitali “Mbretëresha Geraldinë” duhet të kenë edhe në udhëheqjen profesionale të shërbimeve spitalore në të gjithë vendin.
KUSH ESHTE BLENARD NONAJEmërimi i Dr. Nonaj në këtë detyrë vjen pas një përvoje pothuajse 10-vjeçare profesionale si mjek obstetër-gjinekolog në Sektorin Obstetrik-Gjinekologji të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, dhe më herët si mjek i përgjithshëm në Shërbimin Parësor në Skrapar.
“Kjo përvojë si mjek obstetër-gjinekolog, vazhdoi më tej Ministri, besojmë se do ta ndihmojë Dr. Nonaj në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të sistemit të shëndetit parësor, siç është SUOGj “Mbretëresha Geraldinë”- vlerësoi Beqaj.
Nga ana e tij, drejtori i ri i SUOGJ “Mbretëresha Geraladinë”, z. Nonaj, në fjalën e tij, falënderoi Ministrin e Shëndetësisë për besimin e treguar, duke theksuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të qenë në lartësinë e detyrave që kërkohen nga programi i Qeverisë së re.
NE 2010 I KERKOI RAMES TE NDERPRISTE GREVENNë 2010 Nonaj ishte pjesë e 86 personaliteteve të artit, kulturës, mjekësisë, arsimit dhe shkencës, të cilët nënshkruan një peticion drejtuar Edi Ramës, atëherë, kryetarit të Partisë Socialiste,ku i kërkohej të ndërpriste grevën e urisë dhe protestat e të rinisë dialogun institucional me Qeverinë. janë bashkuar edhe 86 intelektualë të tjerë. Gjithsej numri i intelektualëve shqiptarë të cilët iu bashkuan kësaj liste shkoi në 212 personalitete . Njëzet deputetë të PS-së hynë në grevë urie duke kërkuar hapjen e kutive pasi akuzonin qeverinë e atëhershme Berisha për vjedhje të votave të zgjedhjeve parlamentare të 2009.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.1%
-
Jo
41.2%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 51
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara
13 Janar, 10:36
-
Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës
13 Janar, 10:35
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19