Ministri i Mjedisit Bledi Klosi ka postuar në profilin e tij në “Facebook” status për aksionin “Pastrojmë Shqipërinë që duam” që pas dy ditësh do të nisi në qytetin e shkodrës. Klosi u ka bërë apel organizatave, bizneseve dhe gjithsecilit që mundet të përfshihet në aksionin e pastrimit për ta bërë sa më të pastër Shkodrën.

“Shkodra asht dashni dhe meriton dashni”. Kështu shkruan ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një status, në faqen e tij zyrtare në Facebook ku lançon aksionin e tij të radhës “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

“Edhe 2 ditë për të filluar aksionin tonë të pastrimit, rehabilitimit e gjelbërimit dhe Shkodër Lokja është ngritur e gjitha në këmbë. Dhurohen fidanë nga qytetarë, punohet për hapjen e gropave nga vullnetarët e EKO Mendje, strukturat tona vendore dhe shumë institucione të tjera publike e private,”  vijon statusi i ministrit Klosi për aksionin që do të zhvillohet në datat 20-21 janar.

Ministri Klosi në statusin e tij jep detaje për aksionin dyditor duke konkretizuar ndërhyrjen për pastrimin e liqenit dhe lumenjve Buna dhe Kir . “Të shtunën & të dielën, më 20 - 21 Janar pastrojmë të gjithë bashkë liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe Kir, e më pas japim kontributin tonë për pyllëzimin e Taraboshit me mbi 5700 pisha, gështenja dhe pemë dekorative.

Sepse Shkodra, siç e thonë vetë banorët e saj, bukur dhe saktë “Asht Dashni”. Dhe kjo dashni ka nevojë për dashninë, punën e kontributin e secilit që të jetë e pastër dhe plot gjelbërim e ngjyra.” 
Ministri Klosi e mbyll statusin e tij me një apel për të gjithë qytetarët, organizatat, institucionet dhe bizneset që të përfshihen në aksion sepse “Kjo është nisma JUAJ, dhe më të bukur e më të vërtetë se ju, askush nuk mund ta bëjë!” shkruan Klosi.

blenid klosi

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com