Blendi Klosi: Taksa zero
për zejtarët në dy vitet e para

Blendi Klosi: Taksa zero<br />për zejtarët në dy vitet e para
Nisma më e re prezantuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë mban titullin  “Ustai i qytetit tim” duke synuar ngritjen e dhomës kombëtare të zejeve. Nga nismë e cila do të shtrihet në të gjithë vendin u prezantua fillimisht në qytetin e Krujës.

Në dhomën Kombëtare të Zejtarisë do të grupohen të gjithë artizanët, për të qenë të përfaqësuar, prodhimet e tyre të mbrojtura dhe stimulimin e zejtarisë. Sakaq, ngritja e Dhomës Kombëtare të Zejeve bëhet në zbatim të ligjit të zejeve, miratuar nga parlamenti pak kohë më parë.

Ndihmesa më e madhe që i bëhet zejtarisë, në përpjekje për ringritjen e këtyre zanateve, është përjashtimi i tyre nga taksat dy vitet e para të regjistrimit në Dhomën e Zejeve. Gjatë vizitës së ministrit së MMSR-së, Blendi Klosi në Pazarin e Krujës, artizanët mirëpritën këtë nismë si mënyra për mbijetesën dhe gjallërimin e zejtarisë, që ata shprehën shqetësimin se është drejt zhdukjes.

Ringritja dhe fuqizimi i zejtarisë, sipas ministrit Klosi, është një përpjekje në kuadër të fuqizimit të profesionit si mekanizëm ekonomik për fuqizimin ekonomik të  individëve, familjeve dhe vendit njëkohësisht. Ministri Klosi vuri theksin tek risitë e ligjit të Zejeve, që pritet t’i japë hov zhvillimit të zejtarisë në vend jo vetëm si mekanizëm i zhvillimit ekonomik, por edhe si atraksion turistik. “Do përpiqemi që brenda kësaj dhome të zejeve të fusim dhe pranojmë ata që bëjnë punë profesionale, mbajnë familjet e tyre, janë në shërbim të qytetarëve por edhe në shërbim të biznesit. Për aq kohë sa nuk kanë kaluar këtë elementin e të qenurit biznes por që me punë të denjë e sakrifica mbajnë familjet dhe veten e tyre. Ligji i ka përjashtuar nga shërbimi fiskal dhe do ketë taksa zero për të gjithë ata që do të jenë pjesë e dhomës së zejeve” tha ministri Klosi.

Ndërkohë zejtarët u shprehen se ky profesion duhet të pasohet edhe tek të rinjtë. “Përjashtimi nga taksat është një plus, por ka rëndësi që ta transmetojmë tek brezi i ri. Po shkon drejt fundit, ne jemi brezi i fundit që e punojmë dhe ne jemi brezi i fundit që merremi me zeje”. Ndërsa një tjetër zejtar tha se, “Unë kam 25 vjet që merrem me këtë punë dhe nuk kam asnjë gjë tjetër veçse qylymat, por ka rëndësi brezi i ri”.

klosi drejt punes
klosi drejt punes
klosi drejt punes
  (Blendi Klosi).

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Duam të dimë kush i ka urdhëruar të na vjedhin', bandat shqiptare të drogës ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë paund për kapjen e hajdutëve në 'fermat' e kanabisit

'Duam të dimë kush i ka urdhëruar të na vjedhin', bandat shqiptare të drogës ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë paund për kapjen e hajdutëve në 'fermat' e kanabisit