Bleona dhe Rita Ora
bashkë në një koncert
Aktivitetet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë janë kryefjala e këtyre ditëve. Atmosfera e kësaj feste ka nisur të ndihet edhe më shumë për shkak edhe të afrimit të saj. Një ndër aktivitetet kryesore që është parashikuar për të kremtuar këtë festë, është edhe koncerti gjigant që do të
Aktivitetet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë janë kryefjala e këtyre ditëve. Atmosfera e kësaj feste ka nisur të ndihet edhe më shumë për shkak edhe të afrimit të saj.
Një ndër aktivitetet kryesore që është parashikuar për të kremtuar këtë festë, është edhe koncerti gjigant që do të bashkojë emra e njohur të muzikës shqiptare, për ti kënduar këtij jubilari.
Të ftuara speciale në këtë event do të jenë edhe këngëtare shqiptare, të cilat janë duke korrur sukses botëror si Rita dhe Bleona Qereti.
Dy këngëtaret do të ngjiten së bashku në skenën e koncetit të madh, që do të mbahet në s h e s h i n " Nënë Tereza”.
Mësohet se Ora, e cila është një nga emrat më të lakuar të momentit në Britani ka anulluar aktivitetet e saj për të patur mundësinë të jetë pranë shqiptarëve në mbrëmjen e 28 nëntorit.
Biondja bukuroshe, e cila pak kohë më parë ka vizituar vendin e saj të origjinës, Kosovën dhe ka xhiruar klipin e saj "Shine ya light", ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e koncertit pa asnjë pagesë.
Ndërkohë klipi është një dëshmi mjaft e mirë për të treguar më shumë rreth Kosovës, vendit të saj të lindjes prej nga është larguar në moshën 1 vjeçare.
Kushti i vetëm që ajo ka vendosur është që të paguhet banda me të cilën do të përformojë.
Përpos koncetit Rita do të ketë edhe aktivitete të tjera me gazetarë shqiptarë si dhe do të jetë e ftuar speciale në emisionin "Opionin" të Blendi Fevziut.
Ndërkaq këngëtarja Bleona Qereti rikthehet sërish në atdhe pas turit të koncerteve të zhvilluara gjatë verës që lamë pas.
Dy këngëtaret kanë marrë pjesë gjithashtu në evente të rëndësishme të muzikës botërore si "Amerikan Music Awards", ku pjesëmarrëse ishte Bleona me një pamje mjaft provokuese, dhe "Europian Music Awards" ku Rita Ora ka dhuruar një performance mahnitëse dhe ka qenë e veshur komplet me të kuqe.
Thuhet se të dyja këngëtaret do të performojnë në të njëjtin koncert dhe pritet të ndezin atmosferën gjatë festës së Pavarësisë.
(xh.k/shqiptarja.com)
79/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.3%
-
Opozitës
75%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Koleksionet veneciane’ për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare! Nga e hëna ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale! Ruggera: Trashëgimi e pabesueshme
19 Tetor, 09:34
-
Nesër Maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do bëhet qarkullimi i mjeteve duke nisur nga sot
19 Tetor, 09:24
-
VIDEO/ Do kthehen në Itali, momenti kur emigrantët hipin në anije
19 Tetor, 09:00
-
VIDEO/Do kthejë 12 emigrantët në Itali, anija ankorohet në Portin e Shëngjinit
19 Tetor, 08:31
-
E dashura bën mesazh prekës për humbjen e Liam: Do të dua gjatë gjithë jetës!
19 Tetor, 08:07
-
Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët lënë kampin e Gjadrit! Anija niset drejt Italisë (VIDEO)
19 Tetor, 07:33
-
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
19 Tetor, 07:16
-
Në punë ka ende gjëra për të zgjidhur...çfarë thonë yjet për ju sot
19 Tetor, 07:06
-
U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën
18 Tetor, 22:55
-
Rusia shkëmben të burgosur të luftës me Ukrainën
18 Tetor, 22:30
-
Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
18 Tetor, 22:22
-
Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend
18 Tetor, 22:02