Blerësit e kompanisë Albpetrol
kush janë aksionerët
Aksionerët e konsorciumit që po blen Albpetrolin janë kompani amerikane, që operojnë në fushën e naftës e gazit, duke plotësuar kërkesat e ligjit për formulën e privatizimit. Ato janë pak të njohura për Shqipërinë, por zotërojnë certifikatën ISO 9001
TIRANE- Kompania, e cila po pret vetëm konfirmimin zyrtar për blerjen e 100 për qind të aksioneve të Albpetrolit, ka sqaruar në faqen e saj të re të internetit se cila është dhe kush janë partnerët e saj të menaxhimit. Në fakt, faqja e saj e internetit ëëë.vetroenergy.com nuk jep ende asnjë të dhënë të hollësishme lidhur me aktivitetine saj të mëparshëm, por kompania "Vetro Energy", që është pretendenti kryesor për të blerë shoqërinë shqiptare të nxjerrjes së naftës Albpetrol, ka rifreskuar së fundmi faqen, duke prezantuar informacion më të gjerë rreth aksionerëve të saj.
CV-jaKështu, sipas të dhënave të bëra tani publike, Vetro Energy Pte. Ltd. është një kompani operuese dhe menaxhuese me bazë në Singapor dhe Hjuston të Teksasit (SHBA), që shënjestron investime në gaz dhe në naftë në mbarë botën. Aksionerët e "Vetro Energy" janë "YPO Holdings" dhe "SilkRoad Equity". SilkRoad Equity është një firmë globale investimesh me interesa në portofole të diversifikuara të kompanive publike dhe private. Ndërsa SilkRoad Equity ka një faqe zyrtare interneti, për "YPO Holdings", Vetro Enbergy nuk jep shumë informacion, ndërkohë që nuk gjenden informacione për këtë kompani as në internet.
Vetro Energy është e çertifikuar me ISO 9001, duke plotësuar kështu kërkesën bazë të ligjit për formulën e privatizimit, pa të cilën, pavarësisht nga shuma e lartë e ofertës, Komisioni nuk mund të jepte OK për vijimin e saj në fazat e mëpasme të tenderimit.
PARTNERETDuket se pika më e fortë e kompanisë janë dy partnerët menaxhues, që, sipas të dhënave të publikuara në internet, janë Huddleston Energy Advisors (www.huddlesto nco.com) dhe Home Creek Energy (www.homecreekene rgy), të dyja kompani me përvojë në fushën e naftës dhe të inxhinierisë gjeologjike, e para e përqendruar në analiza për naftën e gazin dhe vlerësime gjeologjike dhe e dyta një operator direkt nxjerrës i naftës dhe i gazit natyror, që vepron në Shtetet e Bashkuara (Teksas dhe Luiziana). Për të dyja këto kompani nuk jepen të dhëna lidhur me xhiron vjetore.
NJOFTIMETVetro Energy në faqen e vet nuk bën të ditur për ndonjë aktivitet konkret të vet në fushën e naftës, ndërsa në rubrikën e të rejave janë vendosur vetëm lajmet për Albpetrol (renditja e Vetro Energy e para në këtë garë), si dhe lajmi për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për gazjellesin TAP mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.
Emaili i kësaj kompanie
[email protected], ndonëse u përpoqëm ta kontaktonim, nuk jepte përgjigje se ishte i vlefshëm.
DREJTUESITHome Creek ka si president dhe njëkohësisht drejtor të përgjithshëm ekzekutiv Anthony Maye. Sipas njoftimeve të kompanisë, ai ka qenë edhe zëvendëspresident i subjektit International Petroleum Corporation, që renditet në listën e 500 bizneseve më të mëdha të botës, gjithnjë në sektorin e naftës e të gazit, ndërkohë që ka mbuluar edhe rolin e këshilltarit për industrinë pranë ish-guvernatorit të shtetit Florida Charlie Crist. Ndërkohë, Huddleston ka si president Peter Huddleston dhe është një kompani që operon në treg që nga viti 1967, njofton vetë kompania.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e "ndëshkimit" të Biden në OKB
25 Nëntor, 20:01
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor, 19:48
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor, 19:36
-
E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)
25 Nëntor, 19:18
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10
-
Tronditet Turqia/ 33-vjeçari vret prindërit, gruan, fëmijën, 3 të tjerë dhe veten
25 Nëntor, 19:06
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor, 18:45
-
Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)
25 Nëntor, 18:45