Djaloshi me famë ndërkombëtare Blerim Destani ka bërë publik një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ku thotë se është rikthyer në Tetova.

Tetova është vendi i tij i fëmijërisë, qyteti ku u lind, por aktori ka kohë që nuk është rikthyer më.

Nëpërmjet një fotoje në rrugicat e qytetit ai thotë,  “pas shumë viteve u riktheva në lagjen ku u rrita”.

blerim destani

Suksesin dhe ngritjet e tij në karrierë i ka përjetuar përgjithësisht në Gjermani dhe së fundmi kishte një rol në filmin “Harms” me aktorë dhe producent gjerman.

Menjëherë në rrjetin social kanë shpërthyer komentet nga fansat e tij duke i uruar mirëseardhjen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)