Blerim Destani rrëfen për "Th&TH":
Fama më solli telashe me femrat

Blerim Destani rrëfen për Fama më solli telashe me femrat">
Është i suksesshëm jo vetëm në karrierën e tij ku po njeh kulmet e saj, por aktori i pashëm Blerim Destani, nuk mbetet pas as në dashuri. Filmi i tij” The Berlin Project”, ka filluar të shfaqet nëpër të gjitha kinematë gjermane, ndërsa shumë shpejt Destani do të nis një tjetër projekt të ri në Hollandë. Në një intervistë ekskluzive për suplementin TH&TH, aktori flet për profesionin, jetën dhe dashurinë. I renditur shpesh në top listën e meshkujve më të bukur shqiptar, Destani flet edhe për marrdhënien e tij komplekse me femrat, që mesa duket është jo vetëm një burim kënaqësie por edhe telashesh.

Blerim me çfarë po merreni aktualisht, keni ndonjë projekt të afërt kinematografik?
Momentalisht jam në përgatitje të një projekti të ri në Hollandë.

Si po ecën karriera juaj kinematografike, jeni i kënaqur me suksesin e arritur deri tani?
Përderisa gjithçka shkon sipas planifikimeve, jam i kënaqur. Kuptohet që karriera ime është gjithmonë në rritje ndaj dhe kam ende plane dhe punë të mëdha përpara meje. 

Nëse do të bëjmë një kthim mbrapa e kujtoni rolin tuaj të parë?
E kujtoj me shumë emocion, pasi ishte koha kur unë brenda vetes kisha shumë energji dhe pasion, por më mungonin çelësat e shprehjes së qartë të asaj që dëshiroja të shprehja. Por më duhet të them se ishte një përvojë shumë e rëndësishme për mua, pasi edhe gabimet janë mësime të rëndësishme në jetë.

Do të donit të ndryshonit ndonjë gjë, apo mendoni se e keni luajtur mirë?
Në jetë gjithçka që ndodh, ndodh në kohën e vet, dhe në atë kohë e në ato rrethana mendoj se gjithçka ishte në rregull.  Do ishte e padrejtë  që nga kjo kohë dhe me këtë përvojë të gjykoj për rolin e parë.

Për publikun shqiptar jeni bërë i njohur në filmin “Koha e Kometës”, ju vet si e kujtoni atë film?
“Koha e kometës” ndodhi në një fazë të jetës dhe karrierës sime kur unë kisha disa përvoja pas meje dhe kisha shumë pasion dhe përkushtim për të ardhmen e karrierës sime, dhe ky film në njëfarë mënyre ishte një pikë sublime në jetën dhe karrierën time. Dhe kuptohet suksesi i filmit më hapi shumë dyer të reja në kinematografinë ndërkombëtare.

Në fakt  ju kemi parë të vini shpesh në Tiranë, ju pëlqen Tirana?
Është mirë kur njeriu vjen në shtëpinë e vet, kur e them këtë nuk mendoj në shtëpi si godinë, pasi shtëpi quhen njerëzit që asaj godine i japin shpirt dhe ngrohtësi. Kjo është ndjenja që kam kur shkoj në Tiranë, Prishtinë, Tetovë.

Mes Tiranës, Tetovës, Gjermanisë ku ndihet më mirë Blerim Destani?
Kudo kam miq të sinqertë që më bëjnë të ndihem mirë. Vetëm se nuk kam shumë kohë për të qenë më shumë në këto trojet tona. 

Keni miq të ngushtë?
Pa miq të ngushtë jeta nuk do kishte kuptim.

Po në rrethin e aktorëve keni miq të afërt?
Kuptohet. Aktorët përveç se miq i kam edhe koleg.

Blerim ç’mendim keni për shqiptarët që po korrin sukses edhe në show bizin botëror (flas këtu për Eliza Dushkun, Rita Ora,  etj)?
Çdo shqiptar i suksesshëm është ambasador i kombit dhe nëse falë punës dhe sukseseve të tyre arrijnë që të përmendet kombi është një sukses i përbashkët. Unë gëzohem  për sukseset e kolegëve dhe nuk më ka rastisur që mos t’i uroj. 

Në dokumentarin e Eliza Dushkut, pamë që ishit prezent edhe ju. Njiheni me Elizën?
Natyrisht që njihemi. Njihemi shumë më herët dhe kemi pasur disa mundësi të luajmë bashkë por nuk na u përputhën terminet. Kam respekt për Elizën.

Si u ndjetë përkrahë saj në këtë udhëtim të sajin?
Si pranë një kolegeje, të cilën e respektoj  dhe më respekton.

Vazhdoni të mendoni akoma që një ditë do të jeni pas kuitave të një filmi?
E kam thënë disa herë që tani për tani ndihem mirë para kamerës filmike, kjo punë më përmbush plotësisht. Por në një të ardhme të afërt mendoj që do të gjendem edhe pas kamerës, pasi për disa gjëra që dua t’i shpreh, më mungon hapësira e aktorit para kamerës. 

Mendoni që do të keni të njëjtën sukses, që e keni fituar si aktor?
E thashë edhe më lartë, do provoj të shpreh atë që mendoj që shoqëria jonë ka nevojë t`a përjetoj. Shpresoj që edhe suksesi nuk do mungoj.

Kush është pika juaj më e fortë?
Sinqeriteti.

Sa kujdeseni për lukun tuaj?
Jo shumë.

Mendoni që pamja e jashtme ka qenë një pikë e juaja e fortë për të ecur përpara?
Ka mendime të tilla, por duhet pasur parasysh se pamja e jashtme  mund të jetë një pikënisje e mirë, por më pas duhet edhe shumë gjëra tjera. Dhe sukseset e mia i vërtetojnë pikërisht gjërat përtej pamjes së jashtme.

Po me femrat ju ka sjell sukses të qënit i famshëm dhe i bukur?
Më duhet të them që më ka sjell më shumë telashe, e kam fjalën për thashethemet e shpeshta që paraqiten në media.

Mendoni që seksi i kundërt mund t’iu afrohet për faktin që jeni i famshëm dhe i suksesshëm?
Kjo mund të jetë një pikënisje, por më pas vlerat tjera duhet të dalin në pah. 

Çfarë domethënie ka tatuazhi juaj i ri?
Është një emër i rëndësishëm  për mua dhe familjen  time.

Në media flitet se është emri i të dashurës suaj të re?
Në tatuazh janë dy emra shumë të rëndësishëm për mua dhe familjen time.

Në fakt jeni në një lidhje aktualisht?
Sa i përket kësaj kam statusin e “single” por jo edhe i vetmuar (qesh).
Çfarë duhet të ketë një femër që të tërheq vëmendjen e Blerim Destanit?
Duhet që të jetë vetvetja, pa zbukurime të formës. Mua më shumë më intereson përmbajtja, jo forma.

Të  qënit i famshëm detyrimisht ju bën që të jeni në faqet e mediave rozë, sa ju bezdisin thashethemet?
Më krijojnë bezdi, pasi ka shumë manipulime, por edhe kjo është tanimë në njëfarë mënyre pjesë e punës.

Cili ka qenë thashethemi më i keq që keni dëgjuar?
Në parim asnjëherë nuk i komentoj thashethemet.

Përveç aktrimit keni parë që keni pasion edhe sportin, palestrën, boksin. Ju mban në formë?
Sportet janë pjesë e domosdoshme e profesionit tim, prandaj dhe mbajtja e trupit në formë, është pjesë e punës sime.

Çfarë mendoni kur jeni duke u stërvitur?
Çdo aktor thellë në vetvete ka disa plane, apo ambicie. Dhe gjatë stërvitjeve unë i kaloj në kokë figurat e personazheve, që i kam në plan t’i realizoj.

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?
Familjes sime.

Keni menduar për pushimet verore?

Ende jo.

Cilat kanë qenë pushimet tuaja më të çmendura?
Aktrimi është një profesion që ofron shumë “çmenduri” kështu që gjatë pushimeve mundohem të qetësohem.

Bëni pushime me prindërit tuaj?
Kur gjej kohë, preferoj t’i vizitoj qoftë për disa ditë kur dhe ata janë me pushime.

E konsideroni veten njeri me fat?
Zakonisht thuhet që fati i ndjek të guximshmit. Dhe më duhet të them po, jam me fat.

Nga se ka frikë aktori Destani?
E çmoj shumë sinqeritetin, dhe më lëndon mos-sinqeriteti

Cila është ëndrra juaj në jetë?
Jam duke e jetuar, ende jo në formën e plotë të saj.

Jeni i apasionuar pas makinave?
Po, makinat janë një pasion i imi i hershëm.

Cfarë makine keni aktualisht?
Një benz. 

Kur do t’iu kemi në Shqipëri?
Shpresoj së shpejti.

Si është raporti juaj me fansat?
Mundohem maksimalisht të jem korrekt.

Si po ecën biznesi juaj i xhinseve?
Ecën shumë mirë, jam mjaft i kënaqur.

Është po aq i suksseshëm sa në art?
Sukseset janë të përbashkëta.

(Intervista u botua në suplementin "Thashethem")
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë