Në ambientet e Bibliotekës së NJA 6, deputetja Blerina Gjylameti, e cila është njëherësh edhe Kryetare e PS për Tiranën bashkë me dhjetëra vullnetarë pasuruan fondin e librave me 412 tituj të rinj për lexuesit e kësaj biblioteke. 

Një ndër misionet e tona e mëdha shoqërore është përvetësimi i edukimit përmes urave që ngremë me botën e librit.

Në Njësinë 6 me të rinj dhe qytetarë të angazhuar dhuruam 412 tituj pranë bibliotekës së zonës. Më pak kohë me smart phone dhe më shumë me libra”, shkruan Gjylameti.  

Kjo nismë synon nxitjen e programeve edukuese dhe sigurimin e ambienteve bashkëkohore për fëmijët.