Blerina Gjylameti është emëruar ditën e sotme drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili është institucioni kyç për sigurinë ushqimore.

Lajmin e ka konfirmuar për Report TV vetë Ministria e Bujqësisë. Më herët në krye të këtij institucioni ka qenë Manush Kullolli, i cili u komandua në atë pozicion pasi paraardhësi i tij, Olsi Komici, u fut në garë për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu kujtojmë se Gjylameti ka qenë më parë ish-deputete e Partisë Socialiste dhe ka shumë vite kontribut në këtë forcë politike.

Gjylameti ka qenë përfaqësuese e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për 12 vite. Pasi nuk arriti të fitonte sërish mandatin e deputetes, Gjylameti tha se do të vijonte të jepte kontributin e saj për PS-në dhe interesin qytetar.