Blerja e Lanabregasit
Këshilltarët e PS: 15 mln euro
jo pronë private
Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës kanë reaguar sot duke deklaruar se pas privatizimit të HEC të Lanabregasit qëndrojnë interesa korruptive. Socialistët vlerësojnë të dyshimtë përzgjedhjen e kompanisë fituese, procedurën e blerjes dhe përzgjedhjes së UKT, interesat e kredisë dhe vlerën e këtij transaksioni.
TIRANE- Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës kanë reaguar sot duke deklaruar se pas privatizimit të HEC të Lanabregasit qëndrojnë interesa korruptive. Socialistët vlerësojnë të dyshimtë përzgjedhjen e kompanisë fituese, procedurën e blerjes dhe përzgjedhjes së UKT, interesat e kredisë dhe vlerën e këtij transaksioni.
Përmes një deklarate për shtyp ata theksojnë se marrëveshja e privatizimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ujësjellës-Kanalizime është terësisht jotransparente. Sipas këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës fondi prej 15 mln euro po trajtohet si prone private nga dy institucione pupo trajtohet si pronë private.
"Qytetarët vërejnë një procedurë aspak transparente, me pika të errëta, me synime korruptive, për përcaktimin e fituesit apo çmimit të blerjes, mënyrës së pagesës dhe procedura të tjera të lidhura me të. Sipas ligjit, privatizimet dhe koncesionet jepen pas një procedure të qartë konkurrimi të hapur. Kjo nuk ka ndodhur sikurse dhe raste të tjera të ngjashme." thuhet në deklaratën e këshilltarëvë socialistë në Bashkinë e Tiranës.
Socialistët shprehen të shqetësuar dhe për faktin se përballë këtij skandali Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj Lulëzim Basha po heshtin. Ata kërkojnë thirrjen në interpelancë të kreut të Bashkisë Lulëzim Basha i cili sipas tyre duhet të sqarojë qytetarët dhe të mos zgjedhë heshtjen.
Ja pyetjet që sipas socialistëve duhet tu përgjigjet Basha:
1-Mbi çfarë baze e procedure ligjore është bërë marrëveshja e blerjes së HEC-it Lanabregas?
2-Si është bërë përzgjedhja e kompanisë fituese?
3-Sa janë interesat e kredisë dhe vlera totale e këtij transaksioni ?
4-A ka patur një procedurë përzgjedhëse për një variant më të mirë dhe më të lirë?
5-Me ç’të drejtë penalizohen qytetarët e Tiranës me këtë transaksion dhe pagesë të panevojshme?
HEC i Lanabregas u privatizua rreth një javë më parë nga Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime i Tiranës, institucion në varësi të bashkisë së kryeqytetit.
UKT deklaroi se kjo blerje do të ndikonte direkt te çmimi që sot paguajnë qytetarët për furnizimin me ujë. Në proces privatizimi janë edhe disa hidrocentrale të tjera. (ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12