Blerja e re, prezantohet Antonio 
Candreva: Te Interi për të fitua

Blerja e re, prezantohet Antonio <br />Candreva: Te Interi për të fitua
Te Interi vjen momenti i Antonio Candrevas. 29-vjeçari i cili prej disa javësh është zyrtarisht një futbollist zikaltër u prezantua përpara mediave nga drejtori sportiv Piero Ausilio. Futbollisti i përfaqësues italiane është blerja më e shtrenjtë e Interit në këtë merkato.

Pas tratativave të shumta, drejtuesit e klubit zikaltër arritën marrëveshjen me presidentin e Lazios Claudio Lotito, për kalimin e Candrevas në San Siro për shumën e 25 milionë Eurove përfshirë bonuset.

Ashtu si te skuadra bardhekaltër edhe te Interi, 29-vjecari do të mbajë veshur fanellën me numër 87. Aventura e Candrevas te Interi nisi me një gol që në debutim në miqësoren ndaj Celtic por tashmë vjen momenti i ndeshjeve zyrtare dhe mesfushori me tipare sulmuese dëshiron të fitojë me skuadrën zikaltër.

”Fillimisht dua të falenderoj Lazion dhe tifozët bardhekaltër për 5 vitet që kaluam sëbashku. Dua të falenderoj gjithashtu grupin Suning që besoi tek unë duke shpenzuar shumë para për të blerë kartonin tim por edhe të gjithë ata që janë pjesë e Interit. Jam i lumtur që jam bërë pjesë një klubi të madh dhe dua të fitoj trofe këtu. Kam ardhur te Interi në moshën e duhur. A kisha frikë se tranferimi im në Milano mund të dështonte? Deri në një farë pikë po, por në fund gjithcka shkoi mirë. Ka patur interes edhe nga Napoli për mua, por Interi ishte klubi që më dëshironte me çdo kusht dhe unë jam i kënaqur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre”. Në konferencën e prezantimit, Candreva përcaktoi edhe objektivat e Interit për sezonin e ri. ”Juve është skuadra për t’u mundur, por ne duam të përmirësojmë pozitat tona krahasuar me sezonin e kaluar. Duam të zhvillojmë një kampionat të madh dhe ti shkojmë deri në fund Europa Leagues një trofe të cilin duam ta fitojmë”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron