Shifra rekord të parave jashtë bankave, Eksperti: Vjen nga ekonomia informale! Qytetarët: Blerjet i bëjmë me para cash, kartën e përdorim vetëm për pagën!

TIRANË- Përdorimi i kartave bankare për të paguar produktet apo dhe per shërbime të ndryshme, për qytetarët nuk është zgjidhja më e mirë. Karta në të shumtën e rasteve përdoret vetëm për të tërhequr pagën dhe paraja në dorë mbetet opsioni kryesor.

Paguani me para në dorë apo me kartë?

-Me para në dorë, se kështu janë mësuar shqiptarët me para në dorë.

Kartën e bankës nuk e përdorni për asgjë tjetër përveçse për të marrë pagën?

-Për asgjë tjetër.

-Ne paguajmë me kartë banke.

-Unë blej me lekë në dorë se kështu jam mësuar dhe ndodh në të gjithë botën.

-Me kartë banke, sepse nuk lekë në xhep.

-Paguaj si të jetë mundësia.

Kjo mënyrë e të paguarit lidhet edhe me kulturën ekonomike të një vendi.

Është faktor që brezi i moshuar është praktikuar me forma cash brezi i ri që ka hyrë në një kohë të re ka filluar ti përdor. Akoma nuk është perfeksionuar në atë shkallë sa të përdoret gjerësisht dhe për mua përgjegjësia është e dyanshme dhe e bankave që të ofrojnë mundësi dhe lehtësi shërbimi po aq edhe e qytetarëve për ta përdorur këtë praktikë tregtare të re”, shprehet qytetari. 

Por ekspertët thonë se pavarësisht dëshirës  jo gjithmonë qytetarët e kanë të mundur të paguajnë me kartë banke.

“I kanë supermarketet, i kanë shumica e dyqaneve por që nuk i kanë të gjitha restorantet apo baret, dhe ky është një faktor që ndikon në përdorimin e cash”, shprehet eksperti Klodian Muço.

Paraja jashtë bankave arriti në muajin tetor në 2.7 miliardë euro, nga 2.3 miliardë euro që ishte në tetor të vitit 2019. Tre janë shkaqet kryesor sipas ekspertit Klodian Muço.

“Vjen kryesisht nga ekonomia informale, pagesat në të zezë dhe e të gjithë atyre personave që punojnë të padeklaruar në sistemimin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe është aspekti i ekonomisë kriminale, dhe janë edhe kostot e transaksioneve, përpos avancimit ende është e vështirë për të paguar në mënyrë elektronike”, tha Muço.

Përveç qytetarëve barra më e madhe për rritjen e cash në ekonomi bie mbi bizneset, që bëjnë transaksione jo elektronike.

“Bizneset punojnë me standarde të dyfishta, njërin bilanc që e kanë për deklaratat zyrtare dhe tjetrin për ato private”, pohoi eksperti.

Për të ulur fenomenin Muço thotë se duhet një platformë e organizuar mes Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë që ligjet të funksionojnë.

“Duhet me çdo kusht që të koordinohet politika e MFE dhe BSH, që të eliminohet përdorimi i cash”, deklaroi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 30/11/2020 23:05

    Po pse t pagojn me kart apo q t fitojn bankat me komiskonet q t mbajn

    Përgjigju
  • Turi: 30/11/2020 16:05

    As ne dyqanet vodavone nuk paguan dot me karte jo me vende tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja