Shqiptarët po priren gjithmonë e më shumë drejt blerjeve online e kjo është evidentuar edhe nga drejtori i postës Shqiptare Majlind Lazimi gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.
"Ne sapo jemi futur ne epoken e tregtise online e cila eshte e tashmja dhe ardhmja e sektorit postar kudo neper bote. Prandaj ne po pregatisim nje strategji te mirefillte per te eksploruar cdo potencial te ketij tregu te ri si ne aspektin teknologjik ashtu edhe logjistik," tha Lazimi.
Sfida e këtij institucioni për 2016 sipas Lazimit mbetet krijimi i postbankës për të rritur transaksionet si dhe shtimi i zyrave të postës në zonat e thella rurale.
"Krijimi i PostBankës vazhdon të ngelet në vizionin e Postës Shqiptare si një investim dhe transformim i nevojshëm për përshtatjen e kësaj kompanie publike në një ambjent inovativ e konkurues e cila do t’i shërbejë jo vetëm Postes Shqiptare por edhe shoqërisë shqiptare në tërësi, duke pasur parasysh hezitimin e shumë qytetarëve për të përdorur bankën si mjet financiar në përditshmërinë e tyre për shkak të kostove të larta," është shprehur drejtori i postës.
125 milion lekë më shumë sesa plani i parashikuar janë arkëtuar nga posta vetëm gjatë vitit të shkuar.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)