Këngëtari mjaft i diskutuar për jetën e tij personale Blero ka pranuar se është në një lidhje me modelen Afrona Dika.

Ai është shprehur për mediat kosovare se është në fillim të lidhjes së tij me Afronën dhe se të dy janë duke e shijuar mjaft lidhjen mes tyre.

"Jam me Afronën dhe jam shumë i lumtur. Afrona është një vajzë shumë e mirë, e edukuar, e shkolluar edhe një vajzë që mendoj unë që më kompleton.

Jemi në faza të fillimit ende por jemi bashkë dhe po njihemi më së miri”,-theksoi ai. Gjithashtu produksioni i fundit muzikor  i këngëtarit pritet ti dedikohet modeles.

blero afrona dika

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)