JIANGSU - Mijëra bletë kanë "pushtuar" shtëpinë e Zhang Liu në Kinën Lindore, pasi kishte lënë në dritare një qyp me mjaltë.

Zhang nga Nanjing, provinca Jiangsu, u zgjua në mëngjes për të zbuluar se "ushtria" kishte pushtuar kuzhinën.

"E dija që bënin mjaltë, por s'e dija që mjaltin e tyre e donin mbrapsht",-tha ai, duke qeshur.

Zhang, ekspert në rritjen e bletëve tha se kosherja ishte në tjetër vend, ndaj, bletët do të jenë ngatërruar nga aroma e mjaltit dhe vendosën të ngrinin shtëpinë e tyre, në kuzhinën e tij.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)