Policia akuzon kolegun për ‘pastrim parash Abaz D, është efektivi i radhës që vihet në prangat e kolegëve të vet. Ai është 51 vjeç, baba i dy djemve dhe punonjës në radhët e Policisë prej shumë vitesh. Ai është gjetur fajtor, pasi ka blerë nj televizor ‘Plazma’ nga një person, që ka rastisur të ishte hajdut ‘Plazmash’.

Pavarësisht se punonjësi i policisë ka mohuar në mënyrë kategorike të kishte dijeni mbi faktin që mjeti ishte i vjedhur, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, e ka vënë pranga për përvetësim të mallit të vjedhur. Abaz D, pritet të dalë para gjykate për t`u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa sipas të dhënave të policisë punonte në radhët e Sigurisë së Cermonialit. Televizori, 32 polësh, mësohet se është vjedhur pesë ditë më parë në Babrru, në një banesë të thyer gjatë orëve të natës, ndërsa autor ka rezultuar të jetë Alejdjo Kaloti, 19 vjeç. Policia bën me dije se është arritur të identifikohet autori dhe personi të cilit iu ka dhënë televizori.

Tashmë ndaj efektivit të policisë rëndon akuza e rëndë e “Pastrimit të parave”, gjithashtu do të akuzohet edhe për përvetësim, pasi dyshohet se polici ishte në dijeni të vjedhjes së sendit.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)