Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, SPAK dërgon për gjykim Klodian Kapidanin: Ofroi para që të votonin Fisnik Qosjen në Kavajë

Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, SPAK dërgon për gjykim Klodian Kapidanin: Ofroi para që të votonin Fisnik Qosjen në Kavajë

Klodian Kapidani dhe Finsik Qosja

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për Klodian Kapidanin, i cili akuzohet se ka blerë vota për kandidatin e dyshes Meta-Berisha, Finsik Qosja në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nën akuzën për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’ SPAK ka dërguar për gjykim Kapidanin, ndërsa në bazë të hetimeve thotë se ditën e zgjedhjeve, ai ka premtuar dhe ofruar disa personave para me qëllim që të marrin pjesë në votime dhe të zgjedhin Fisnik Qosjen në Bashkinë e Kavajës. 

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.88 viti 2023 që bën fjalë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar fakti se i pandehuri Klodian Kapidani, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit", njofton SPAK. 

Kryebashkiaku i Kavajës, Finsik Qosja fitoi në zgjedhjet e 14 majit me një diferencë prej 855 votash kundrejt socialistit Redjan Krajli.

Si u zbulua Kapedani

Arrestimi i Kapedanit u bë më 9 qershor teksa ishte duke ecur në rrugë në qytetin e Kavajës. Përgjimet telefonike të SPAK  zbuluan implikimin e Klodian Kapedanit. Korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera penale. Këta të fundit nuk kishin lidhje me zgjedhjet, por për ngjarje të tjera kriminale dhe sipas hetimeve dyshohet se janë përdorur nga Kapedani për t’i dhënë votën kandidatit të Berishës dhe Metës në Kavajë kundrejt parave.

39-vjeçari u zbulua nga përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online si Whatsapp, disa ditë para zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë. Sipas hetuesve, në këto biseda Klodian Kapedani nuk përmend shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t'u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!