U arrestua për blerje votash për kandidatin e koalicionit 'Berisha - Meta' në Kavajë, përgjimet e SPAK për persona të tjerë 'kapën mat' 39-vjeçarin

Përgjimet telefonike të SPAK kanë zbuluar implikimin e Klodian Kapedanit, i arrestuar në Kavajë për pazare me blerjen e votave. Burime të Report Tv bëjnë me dije se për 39-vjeçarin nga Kavaja nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte të ndryshme politike, por korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera penale.

Këta të fundit nuk kanë lidhje me zgjedhjet por për ngjarje të tjera kriminale dhe janë përdorur nga Kapedani për t’i dhënë votën kandidatit të Berishës dhe Metës në Kavajë kundrejt parave. Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online si Whatsapp, disa ditë para zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për drejtuesit vendorë.

Sipas hetuesve, në këto biseda Klodian Kapedani nuk përmend shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t'u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste. Vota do të shkonte në favor të kandidatit të Berishës dhe Metës, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë.  Ai fitoi me përmbysje garën për kreun e bashkisë së Kavajës kundrejt socialistit Redjan Krajli, me një diferencë prej 855 votash. Arrestimi i Kapedanit u bë në teksa ishte duke ecur në rrugë në qytetin e Kavajës dhe pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë të dielën.

Fisnik Qosja kandidati i Berishës e Metës fitoi me përmbysje garën për kreun e bashkisë së Kavajës kundrejt rivalit socialist Redjan Krajli, me një diferencë pre 855 votash. Fillimisht Kavaja po udhëhiqej nga socialisti Redian Krali, por me numërimin e votave në kutitë e mbetura, Fisnik Qosja i Bashkë Fitojmë arriti të merrte epërsinë dhe të shpallej fitues. Fisnik Qosja fitoi 11769, ndërsa Redjan Krajli mori 10914.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:49
FOTO/ U arrestua për blerje votash për kandidatin e koalicionit 'Berisha - Meta", Klodian Kapedani e Fisnik Qose të qeshur pranë njëri tjetrit

1686413055_klodiankapedanidhefisnikqosja.jpg

Klodian Kapedani dhe Fisnik Qosja krah për krah të buzëqeshur. Del fotoja e të arrestuarit me urdhër të SPAK për akuzën e blerjes së votave për llogari të kandidatit të koalicioni Berisha Meta,  Fisnik Qosja, i cili fitoi në zgjedhjet e 14 majit 2023 me një diferencë prej 855 votash kundrejt socialistit Redjan Krajli.

Arrestimi i Kapedanit u bë më 9 qershor 2023 teksa ishte duke ecur në rrugë në qytetin e Kavajës dhe pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë të dielën, 11 qershor.

Ndaj tij SPAK ngriti akuzën e "Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, sipas nenit 328 të Kodit Penal.

Përgjimet telefonike të SPAK zbuluan implikimin e Klodian Kapedanit. Burime të Report Tv bënë me dije se për 39-vjeçarin nga Kavaja nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte të ndryshme politike, por korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera penale. Këta të fundit nuk kishin lidhje me zgjedhjet, por për ngjarje të tjera kriminale dhe sipas hetimeve dyshohet se janë përdorur nga Kapedani për t’i dhënë votën kandidatit të Berishës dhe Metës në Kavajë kundrejt parave.

Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online si Whatsapp, disa ditë para zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për drejtuesit vendorë.

Sipas hetuesve, në këto biseda Klodian Kapedani nuk përmend shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t'u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/06/2023 15:25

    E ca pastaj votat e veta ka blere

    Përgjigju
  • Kavajads: 10/06/2023 14:49

    Dmth Berisha i ka blere votat bobo sa legen!

    Përgjigju
  • e drejta: 10/06/2023 11:25

    ATEHERE NE KAVAJE DUHET TE PERSERITEN ZGJEDHJET SEPSE KANDIDATI I BF(BASHKE FUNDOSEMI) FITOI ME DIFERENCE SHUME TE NGUSHTE ME ATE TE PS

    Përgjigju
    • e drejta: 16/06/2023 12:28

      PARTIA ASNJE NUK E DI SE SA VOTA MUND TE KETE BLERE KY <ZOTERIA>... BASHKE FUNDESEMI , BF, KANE VJEDHUR KAQ SHUME NDER VITE SA JO 800 VOTO POR EDHE SHUME E ME SHUME MUND TE BLEJNE

    • Partia: 10/06/2023 14:20

      800 vota të duken pak e? Këto rastësitë e spak me ngordhin fare.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje