Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin

Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin

Klodian Kapedani dhe Fisnik Qosja

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin mbështetësin e kandidatit e dyshes Meta -Berisha në Kavajë. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit dhe me gjykim të shkurtuar përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Klodian Kapedani sipas dosjes së SPAK ofroi para ndaj disa qytetarëve për të marrë pjesë në votime dhe u përcaktoi mënyrën e votimit. Kapedani bënte fushatë për kandidatin Fisnik Qosja të ‘Bashkë Fitojmë’ i cili fitoi rezultat të ngushtë me rivalin e PS Redjan Krali.

Si u zbulua Kapedani

Arrestimi i Kapedanit u bë më 9 qershor teksa ishte duke ecur në rrugë në qytetin e Kavajës. Përgjimet telefonike të SPAK  zbuluan implikimin e Klodian Kapedanit. Korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera penale. Këta të fundit nuk kishin lidhje me zgjedhjet, por për ngjarje të tjera kriminale dhe sipas hetimeve dyshohet se janë përdorur nga Kapedani për t’i dhënë votën kandidatit të Berishës dhe Metës në Kavajë kundrejt parave.

39-vjeçari u zbulua nga përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online si Whatsapp, disa ditë para zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë. Sipas hetuesve, në këto biseda Klodian Kapedani nuk përmend shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t'u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 31/01/2024 16:21

    Shpifesirat shqiptare komunisto-bizantine jane te meveritshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia