KORÇË - Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, takuan në Pikën e Kalimit të Kapshticës, oficerët e FRONTEX që operojnë në bashkëpunim me Policinë Kufitare për sigurinë dhe menaxhimin e kufirit. Ministri Lleshaj theksoi se bashkëpunimi me FRONTEX është i rëndësishëm për Policinë shqiptare, jo vetëm në menaxhimin flukseve migratore e luftën kundër trafiqeve, por edhe në përcjelljen e përvojës personale të kësaj force.
"Me kënaqësi të veçantë vizitova sot Pikën Kufitare të Kapshticës, ku së bashku me oficerët dhe punonjësit e tjerë të Policisë Shqiptare kryejnë shërbim edhe oficerë policie të FRONTEX nga shumë vende europiane. Bisedova me ta dhe kontaktova me kënaqësi se niveli i bashkëpunimit është shumë i lartë, efektiviteti i punës së tyre është i lavdërueshëm. Prej këtij bashkëpunimi Shqipëria po përfiton shumë.
Po përfiton në radhë të parë eksperiencë të jashtëzakonshme nga përvoja e Policive të ndryshme europiane, të cilat janë aktive në këtë operacion, por po ashtu Shqipëria po përfiton mbështetje të madhe në menaxhimin e kufijve të saj. Ky operacion, i pari që FRONTEX zhvillon në një vend jashtë BE-së, është një shans i mirë për të treguar nivelin e përgatitjes së Policisë shqiptare, pjekurinë e saj për të bashkëpunuar në nivel europian. Kjo e gjitha është në funksion të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian", tha ministri i Brendshëm.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme, oficerët e FRONTEX konfirmuan se bashkëpunimi me kolegët shqiptarë është shumë i mirë, që nga nisja e misionit në maj 2019. Shqipëria është vendi i parë në rajon, me të cilin FRONTEX ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe operon jashtë BE-së, në menaxhimin e integruar të kufijve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor 2024, 16:09
-
Pogradec/ Policia dhe Inspektoriati i peshkimit sekuestrojnë varkën në liqen, autorët e braktisën! Sekuestrohet edhe 300 metra rrjetë
20 Dhjetor 2024, 14:24
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 14:06
-
Aksident në Fier-Lushnjë, plagoset motoçiklisti! U godit nga pas nga një veturë, u përplas dhe me autobusin duke u shembur në asfalt
2 Dhjetor 2024, 12:16
-
Morinë/ Po hynin në Shqipëri me 18 mijë franga zvicerane dhe 9150 euro cash, nën hetim 2 kosovarët
2 Dhjetor 2024, 12:07
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
Interpoli e kërkonte për trafik droge, kapet në Portin e Durrësit 41-vjeçari gjerman me pasaportë false! Përdori ngjashmërinë me një person tjetër, do ekstradohet
28 Tetor 2024, 10:20
-
Me avion sportiv nga Bari në Gjirokastër, realizohet fluturimi i parë ndërkombëtar! Në aerodrom vendoset Policia Kufitare
26 Tetor 2024, 15:30
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor 2024, 20:51
-
Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve
8 Shtator 2024, 15:17