FUSHE-KRUJE- Përtej masave të forta të sigurisë që kanë shoqëruar këto ditë rrugën që të çon drejt qendrës “Betania”, vetë banorët e fshatit Bubq, i cili ndodhet në hyrje të Fushë-Krujës, po e presin me kënaqësi vizitën e Atit të Shenjtë. Për ta, përveç harmonisë fetare, kjo vizitë përkthehet edhe në përftime konkrete, siç thotë edhe kjo banore.
“E presim shumë mirë, sepse për këtë vizitë të Papës edhe lagjja jonë pati përfitime. Do marr pjesë në pritjen e Papës, jemi afër dhe lagjja jonë mori zhvillim qëkur erdhi “Betania” këtu , sepse s’kemi pas rrugë, s’kemi pas drita”, thotë një banore.
Në fshatin Bubq ndasitë fetare nuk njihen. Disa zotërinj i takuam në xhaminë e fshatit, janë besimtarë myslimanë që falen 5 herë në ditë. Ata nuk kanë asnjë dyshim se vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri, dhe aq më tepër në fshatin e tyre, do të sjellë vetëm mbarësi.
Madje ata na tregojnë se nesër, pasi të bëjnë ritet e faljes në xhaminë e tyre, do të shkojnë me kënaqësi në takimin me Papa Franceskun, tek qendra “Betania” që ndodhet vetëm pak metra larg xhamisë.
“Jemi në dijeni për ardhjen e Papës në shoqatën bektashiane pranë fshatit Bubq, do mundohemi të marrim pjesë. Vizita e Papës në shoqatën bektashiane pranë fshatit Bubq më duket e mirë sepse vlerësimi që i bën kisha katolike në këtë rast myslimanëve është nivel i lartë edhe për ne, sepse dhe ne me këtë fe e përkrahim njëri-tjetrin, nuk kemi asgjë”, shprehet një banor.
“Vizita e Papës është shumë e mirë sepse ai është njeri i lartë dhe ne gëzohemi që do vijë për fenë tonë dhe për fenë e vet”, thotë një banor tjetër.
Në Bubq, katolikë e myslimanë kremtojnë çdo festë fetare së bashku. Familjet katolike që ndodhen përball xhamisë, dhe ata myslimane në këtë anë, të vetmin dallim kanë vendin ku shkojnë i falen dhe i luten zotit të tyre. Është kjo arsyeja që myslimanë e katolikë të këtij fshati e presin nesër me emocion vizitën e papa Franceskut, i cili do ta përmbyllë vizitën e tij njëditore në Shqipëri, pikërisht me qendrën katolike “Betania” që përkujdeset për rreth 100 fëmijë jetimë apo me probleme sociale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO