Blinken telefonon Ramën pas vendimit për të strehuar afganët: Faleminderit për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë dhe partneritetin e fortë me SHBA

Blinken telefonon Ramën pas vendimit për të strehuar afganët: Faleminderit për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë dhe partneritetin e fortë me SHBA

Edi Rama dhe Antony Blinken

5 ditë pasi Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar një grup afganësh që u rrezikohet jeta nga talebanët që morën pushtetin në Afganistan, kryeministri Edi Rama është telefonuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

DASH njoftoi se Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s bërë Shqipërisë për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Bliken e ka falenderuar kryeministrin për vazhdimin e traditës krenare të vendit tonë për strehimin e njerëzve në nevojë.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s, dhe të Shqipërisë për të pranuar përkohësisht strehimin e afganëve në nevojë. Sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona” mbyllet njoftimi nga zëdhënësi i DASH-it.

Blinken e ka bërë publike bisedën me Ramën edhe përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku shprehet mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO.

"Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO", shkruan Blinken.

 

Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Edhe diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright shprehën një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.

Në një intervistë për BBC Rama deklaroi se edhe ne ishim afganë disa dekada më parë dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. Për kryeministrin është e paarsyeshme që fajësimi i SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani të përdoret për t’i kthyer kurrizin refugjatëve që kërkojnë ndihmë.

 Në një intervistë të mëparshmke Rama ka deklaruar parë se brenda javës pritet të mbërrijnë rreth 1000 afganë, teksa hodhi poshtë çdo mundësi strehimi në kampe të krijuara posaçërisht për ta, pasi sipas tij do të ishte çnjerëzore. Konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të mbërrijë në vendin tonë grupi i parë i  afganëve prej rreth 300 personash. Shkak është bërë situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ku talebanët kanë bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri.

Përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hapë dyert për të pritur afganët. Në Tiranë do shërbejnë konviktet e Qytet Studentit si strehë për bashkëpunëtorët e perëndimit në Afganistan, në Durrës do të jenë hotelet, teksa në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo". 

Postimi i Blinken

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb