Blinken godet rëndë presidentin e republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë: Është në rrugën e autoritarizmit, si Vladimir Putin

Blinken godet rëndë presidentin e republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë: Është në rrugën e autoritarizmit, si Vladimir Putin

Anthony Blinken, Milorad Dodik

Një tjetër goditje ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrejt presidentit të republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik i cili është edhe në listën e personave të sanksionuar nga SHBA.

Nëpërmjet një postimi në tëitter, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Dodik po ecën drejt rrugës së Putinit me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore në republikën ku ai është president.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka goditur presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, duke thënë se ai është në rrugën e Putinit.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga Ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Sekretari Blinken.

Retorika gjeopolitike e përdorur nga Dodik i cili gjatë qeverisjes së tij ka kërkuar vazhdimisht shkëputjen e republikës Srpska nga Bosnja Hercegovina ka ngritur shumë tensionet etnike në këtë shtet. Së fundi, një çift i të moshuarve boshnjakë ishin rrahur brutalisht nga huliganë serbë në shtëpinë tyre. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj