Blinken i premton ndihmë Ukrainës gjatë dimrit

Blinken i premton ndihmë Ukrainës gjatë dimrit

Antony Blinken dhe Andrii Yermak

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u takua me Andrii Yermak, një zyrtar ukrainas gjatë një qëndrimi të shkurtër në Uashington. Ata diskutuan për masat që mund të marrin së bashku me Ukrainën për të forcuar infrastrukturën e saj përpara dimrit të ardhshëm.

Ndërsa vëmendja e botës aktualisht është e përqendruar në luftën Izrael-Hamas, presidenti Joe Biden tha se ndihma prej miliarda dollarësh për Ukrainën nuk do të ndërpritet në mënyrë që vendi të vazhdojë luftën kundër pushtimit të Rusisë, pavarësisht kundërshtimit të disa republikanëve, raporton Barrons.

“Në të gjitha diskutimet tona me qeverinë ukrainase, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të tyre. Sigurisht, ne zbuluam dimrin e kaluar se Rusia u përpoq të shkatërronte infrastrukturën energjetike në Ukrainë, duke provuar ta bëjë sërish”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Yermak falenderoi Blinken për mbështetjen e SHBA në platformën e tij në X (ish-Twitter). Ai gjithashtu tha se ukrainasit ishin "prekur" nga gjesti i fëmijëve të Blinken, ku kostumet e Halloween të tyre kishin një domethënie për ukrainasit. Djali i Blinken shkoi në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë i veshur me veshjet ushtarake të Zelensky dhe vajza e tij me flamurin e Ukrainës verdhë dhe blu.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë