Blinken mbërrin në Kajro, ndalesa e fundit e turneut të tij në Lindjen e Mesme

Blinken mbërrin në Kajro, ndalesa e fundit e turneut të tij në Lindjen e Mesme

Antony Blinken

1704980318_blinken.png1704980319_blinken.png

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti në Kajro mëngjesin e sotëm, ndalesa e fundit e maratonës së tij diplomatike në Lindjen e Mesme.

Blinken pritet të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi përpara se të niset për në Shtetet e Bashkuara pas vizitës në nëntë vende, duke përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite, si dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gjatë turneut të tij, kreu i diplomacisë amerikane i bëri presion kryesisht Izraelit që të redukonte fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit dhe të mbronte civilët palestinezë.

Blinken gjithashtu këmbënguli mbi nevojën për krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe i bëri thirrje vendeve arabe për të punuar së bashku për integrimin dhe rindërtimin rajonal.

“Ne jemi gjithashtu të fokusuar në ditën pas këtij konflikti në Gaza dhe punën e rëndësishme që duhet bërë për të ndihmuar Gazën të rimëkëmbet", tha ai të mërkurën mbrëma gjatë një vizite në Bahrein.

Pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, Blinken tha se Mahmoud Abbas është i vendosur të reformojë Autoritetin Palestinez për të ribashkuar përfundimisht Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta me Bregun Perëndimor.

Abbas më pas udhëtoi për në Jordani, ku diskutoi për “për një armëpushim të menjëhershëm” në Gaza gjatë takimeve me Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në qytetin port të Eritresë, Akaba.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?