Blinken në Kiev: Kërcënimi ndaj Ukrainës i pashembullt! Shtimi i forcave ruse në kufi, provokim pa arsye

Blinken në Kiev: Kërcënimi ndaj Ukrainës i pashembullt! Shtimi i forcave ruse në kufi, provokim pa arsye

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e siguroi të mërkurën presidentin ukrainas, Voldymyr Zelenskyy, për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj "tërësisë tokësore” të Ukrainës mes frikës së vazhdueshme për një pushtim të mundshëm rus.

Udhëtimi i planifikuar me ngut i sekretarit Blinken në Ukrainë dhe Gjermani po ndodh përpara bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, të premten në Gjenevë.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa afër kufirit me Ukrainën dhe zyrtarët amerikanë thanë të martën se besonin që Rusia ishte në gjendje të niste një sulm.

Duke folur me diplomatët në ambasadën amerikane në Kiev, sekretari Blinken tha më herët gjatë ditës se shpreson fuqishëm që Rusia mund t'i përmbahet një rruge diplomatike dhe paqësore, ndërsa theksoi se shtimi i pranisë ruse, po ndodhte pa "pa provokim, pa arsye".

"Ne e dimë se ka plane për të shtuar ato forca edhe më shumë në një afat shumë të shkurtër dhe kjo i jep presidentit (Vladimir) Putin mundësinë që, gjithashtu në një afat shumë të shkurtër, të ndërmarr veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës", tha sekretari Blinken.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden tha të mërkurën se po i ofronte 200 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake Ukrainës mes frikës në rritje nga një pushtim rus.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur në përfundimin nëse presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon të pushtojë Ukrainën ose nëse shfaqja e forcës synon të siguorjë lëshime në fushën e sigurisë pa një konflikt.

Rusia ka hedhur poshtë thirrjet për të tërhequr trupat, duke thënë se ka të drejtë të vendosë forcat e saj kudo që të dojë në territorin rus.

Takimet e sekretarit Blinken pasojnë bisedimet diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit në Evropë javën e kaluar, që nuk arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e forta mbi Ukrainën dhe çështje të tjera të sigurisë.

Pas Kievit, sekretari Blinken do të shkojë në Berlin ku do të takohet me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe më vonë do të ketë një takim të Katërshes Transatlantike, një format që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë. Gjermania sinjalizoi mundësinë e ndalimit të gazsjellësin Nord Stream 2.

Sekretari Blinken foli ne telefon me ministrin rus, të martën dhe të dy vendosën se do të ishte e dobishme të takoheshin personalisht.

Ministri Lavrov tha në një paraqitje në Moskë se Rusia do të mirëpresë përpjekjet diplomatike të SHBA-së dhe përsëriti akuzat ruse se Ukraina po "sabotonte" marrëveshjet që synonin t'i jepnin fund konfliktit midis trupave ukrainase dhe forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë