Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar presidentin Putin për shtrembërimin e historisë në mënyrë që të justifikojë një luftë të paprovokuar kundër Ukrainës.
Akuza e Blinken erdhi në një deklaratë të lëshuar në prag të Fitores në Evropë, ose Ditës VE, që ështe përvjetori i humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Sekretari i Shtetit tha se Putin po manipulonte kujtesën historike për të çuar përpara ambiciet e tij.
“Rusia ka pretenduar se qëllimi pas luftës së saj në Ukrainë është të 'denazifikojë' vendin - pretendime që ka bërë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë. Putin po manipulon kujtesën historike për të çuar përpara ambiciet e tij”, tha Blinken.
Muajin e kaluar Blinken, i cili aktualisht është i izoluar në shtëpi në SHBA pasi rezultoi pozitiv me Covid, vizitoi Kievin, ku u takua me Presidentin Zelensky dhe u zotua për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Kievi shkatërron një tjetër anije ushtarake ruse! NATO: Lufta po hyn në një fazë vendimtare! Evakuohen 50 civilë nga fabrika e çelikut në Mariupol!










