Blinken takime në Amerikën Latine! Njoftoi ndihmë të re humanitare për migrantët dhe refugjatët

Blinken takime në Amerikën Latine! Njoftoi ndihmë të re humanitare për migrantët dhe refugjatët

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken zhvilloi një takim me disa udhëheqës të vendeve të Amerikës Latine në Lima, ndërsa ofroi ndihmë të re humanitare për emigrantët dhe refugjatët.

“Ka shumë njerëz në lëvizje nëpër botë, të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Numri më i lartë që nga koha kur kanë nisur regjistrimet, më shumë se 100 milionë”, tha Blinken.

Para se të mbërrinte në Peru, sekretari Blinken, u takua me Presidentin e Kilit Gabriel Boric. Të dy diskutuan për migracionin dhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

Sekretari Blinken zhvilloi gjithashtu një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Kilit, Antonia Urrejola.

Ndër temat kryesore ishte kriza e migracionit në Venezuelë, që sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët janë më shumë se 6 milionë njerëz. Të dy u zotuan të punojnë për të lehtësuar bisedimet midis forcave politike në Venezuelë.

“Bisedimet mund të rifillojnë me qeverinë e Maduros dhe me opozitën venezueliane. Ajo që ne duam si vend dhe për këtë jemi në një linjë me Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera të rajonit dhe vendet evropiane, është që këto bisedime të rifillojnë sa më shpejt. Venezuela mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike në vitin 2024”, tha Antonia Urrejola, Ministre e Jashtme e Kilit.

Gjatë vizitës së tij në Kolumbi, sekretari Blinken vizitoi Qendrën e Migracionit në Bogota për të mësuar rreth strategjisë së kryeqytetit kolumbian për t’u marrë me çështjet e vazhdueshme të migracionit.

Që nga viti 2017, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 3 miliardë dollarë ndihmë për Kolumbinë dhe vendet fqinje për t’i ndihmuar ata të merren me miliona venezuelianë të zhvendosur.

Qendrat e migracionit, të krijuara në fund të gushtit, lejojnë migrantët nga Venezuela të kërkojnë dhe të kenë akses në shërbime.

“Unë jam këtu në Bogota duke pritur për lejen time të punës. Mendoj se është një mundësi e mirë sepse mund të gjeni punë pa asnjë problem. Keni shumë mundësi dhe mund të punoni në çdo fushë që ju pëlqen”, thotë Genesis, migrante venezuelian.

Të tre vendet që vizitoi sekretari Blinken - Kolumbia, Kili dhe Peruja -drejtohen nga udhëheqës me prirje të majta.

Kjo prirje e nisur që nga vitit 2018 mund të përfundoj në fund të këtij viti duke bërë që gjashtë ekonomitë më të mëdha të Amerikës Latine: Meksikë, Kolumbi, Peru, Argjentinë, Kili, Brazil të drejtohen nga udhëheqës me prirje të majtë./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë